Konferenca e Ballkanit, Rama:Kohë
e re për rajonin, njësojmë qëndrimet

Konferenca e Ballkanit, Rama:Kohë<br />e re për rajonin, njësojmë qëndrimet
TIRANE - Menjëherë pas lajmit të dhënë për shkrirjen e INUK brenda 30 ditësh dhe kalimin e kompetencave të tij Ministrisë së Brendshme, si pjesë e masave të marra për ndalimin ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama është nisur drejt Dybrovnikut. Përmes një postiim në rrjetin social Tëitter, ai ka bërë të ditur se niset për të takuar  homologët e tij të Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, në kuadër të konferencës për Ballkanin që do të mbahet në Berlin më 28 gusht.

Rama shprehet se në qendër të kësaj vizite, do të jetë koordinimi i qëndrimeve që kryeministrat e Ballkanit Perëndimorë do të mbajnë në Berlin, pasi siç thekson Kryeministri është një kohë e re për rajonin.

“Per Dubrovnik ne takimin me km e Kroacise Malit te Zi Bosnjes per te koordinuar qendrimet ne Konferencen e Berlinit! Kohe e re per Ballkanin.” shkruan Rama

Konferenca e Ballkanit do të mbahet më 28 gusht në Berlin me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel, ndërs apas takimit, në daljen për media, do të mbajnë fjalim vetë kancelarja dhe kryeministri Rama. Kjo gjë solli edhe reagim të mediave serbe të cilët e kritikuna dhe e cilësuar si të padrejtë këtë vendim. 

Nga ana tjetër, dy ditë më parë, kancelarja Merkel, në një intervistë, u shpreh se i gjithë rajoni është pjesë e BE, ndërsa anëtarësimi do të varet nga implementimi i reformave.
 

Per Dubrovnik ne takimin me km e Kroacise Malit te Zi Bosnjes per te koordinuar qendrimet ne Konferencen e Berlinit! Kohe e re per Ballkanin

— Edi Rama (@ediramaal) August 25, 2014

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Falenderimeve në SHBA, videoja nga AI: Trump del nga gjeli i detit dhe prish festën e Biden

Dita e Falenderimeve në SHBA, videoja nga AI: Trump del nga gjeli i detit dhe prish festën e Biden