Ministri i Jashtëm, Ditmir  Bushati  ka kërkuar në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Berlin që ti kushtohet rëndësi projektit të zgjerimit. Sipas shefit të diplomacisë shqiptare është e rëndeishme që të ndërtohen sa më shumë projekte  në rajon për të thithur investimet gjermane dhe europiane.
 
“Në fjalën e tij gjatë Segmentit të Ministrave të Jashtëm, Ministri Bushati, shprehu rëndësinë e periodizimit të kësaj iniciative, si dhe gjetjen e instrumentave të duhura, për të mundësuar në vitet e ardhshme, hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete të përbashkëta në rajon, që zgjojnë interesin e investitorëve potenciale gjermanë, dhe europianë në tërësi”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
 
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman, Frank.W.Steinmeier u shpreh se kjo Konferencë, nënvizon sërisht, angazhimin gjerman për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke na dhënë mundësinë për të vlerësuar progresin e deritanishëm të rajonit, drejt BE-së, si dhe për të diskutuar çështjet që janë vendimtare për ritmet dhe suksesin e përafrimit  të tij me BE-në.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)