Konferenca e Berlinit, Rama gjen
gjuhën e përbashkët me liderët

Konferenca e Berlinit, Rama gjen<br />gjuhën e përbashkët me liderët
Kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me tre kryeministrat e tjerë për Konferencën e Berlinit.
 
Në një postim në rrjetin social Twitter, pas takimit të Dubrovnikut me homologët e tij, atë kroat, malazez dhe atë të Bosnjë Hercegovinës, shefi i qeverisë shkruan se “u unifikua pozicioni për Konferencën e Ballkanit që do të mbahet në 28 gusht.
 
Më herët Rama ka takuar dhe homologun kosovar, Hashim Thaçi.  Ende nuk dihet nëse do të ketë një takim me kryeministrit Rama dhe dy kryeministrave të tjerë, atë të Maqedonisë dhe të Serbisë.
  
Konferenca e Ballkanit do të mbahet më 28 gusht në Berlin me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel, ndërs apas takimit, në daljen për media, do të mbajnë fjalim vetë kancelarja dhe kryeministri Rama. Kjo gjë solli edhe reagim të mediave serbe të cilët e kritikuna dhe e cilësuar si të padrejtë këtë vendim. 

Nga ana tjetër, dy ditë më parë, kancelarja Merkel, në një intervistë, u shpreh se i gjithë rajoni është pjesë e BE, ndërsa anëtarësimi do të varet nga implementimi i reformave.


rama twitter

































Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë