Konferenca e Donatorëve/ Basha fton qytetarët: A besoni te transparenca e qeverisë... Votoni 'po' ose 'jo'

Konferenca e Donatorëve/ Basha fton qytetarët: A besoni te transparenca e qeverisë... Votoni 'po' ose 'jo'

TIRANË- Teksa përgëzoi Konferencën e Donatorëve ku u arritën të mblidheshin 1.15 mld euro, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në Instagram nëse besojnë te qeveria për menaxhimin e fondeve. Kryedemokrati është prezantuar me një formë të re komunikimi dhe së fundi ka bërë aktiv profilin e tij në Instagram.

"Jepni mendimin tuaj: Besoni tek transparenca e qeverisë për fondet e tërmetit" është pyetja e Bashës, ku ka dhënë alternativat  votimit "PO" ose "JO".

Kjo është pyetja e dytë që u drejton qytetarëve, pas asaj për ligjin e Arsimit.

Postimi i Bashës në Instagram

Konferenca e Donatorëve "Bashkë për Shqipërinë" organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende që morën pjesë në këtë konferencë për të shprehur solidaritetin ndaj Shqipërisë në përpjekjen për t'u ringritur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë nga godinat e rrënuara e të dëmtuara.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bella: 19/02/2020 22:27

    Po pse mos ti besojme kur kryeministri e tha fjalen e tij qe fondet do menaxhohen nga vete donatoret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë