1.15 miliardë € ndihma ndërkombëtare për Shqipërinë! Cilët janë mbështetësit më të FUQISHËM për rindërtimin pas tërmetit /LISTA e shteteve solidare

BRUKSEL - Konferenca e Donatorëve "Bashkë për Shqipërinë" organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende që morën pjesë në këtë konferencë për të shprehur solidaritetin ndaj Shqipërisë në përpjekjen për t'u ringritur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë nga godinat e rrënuara e të dëmtuara. Bashkimi Evropian i dhuroi Shqipërisë 100 milionë euro, ndërsa Komisioni Evropian 15 milionë. Këto janë grante, dhuratë dhënë qeverisë shqiptare për t'i shfrytëzuar në procesin e rindërtimit. Për këtë proces, Komisioni evropian do të sjellë në Shqipëri një grup ekspertësh të cilët do të monitorojnë dhe mbikëqyrin transparencën në mënyrë që çdo cent i dhuruar të shkojë në ndihmë të shqiptarëve. Nga institucionet e rëndësishme bankare të komitetit ndërkombëtar, pjesë të BE-së, vlera shkon në 400 milionë euro kontribute, nga të cilat vetëm 115 milionë euro, grante. 

Mbizotëroi zemërgjerësia e Francës. Qeveria e Macron i dhuroi Shqipërisë 100 milionë euro të cilat do të shpërndahen përmes projekteve zhvillimore, pra jo në vlerë parash por në ndërtime, si dhe 60 milionë euro të dhëna hua, çka do të thotë se në një kohë të caktuar, Shqipëria duhet t'ia kthejë pas

Emiratet e Bashkuara gjithashtu, në këtë konferencë solidariteti ndërkombëtar me Shqipërinë, dhuruan 70 milionë euro, vlerë që do ta shfrytëzojnë për ndërtimin e 2 mijë njësive të banimit. 

Italia po ashtu i dhuroi Shqipërisë fqinje 65 milionë euro të cilat gjithashtu do të akordohen përmes projekteve në sektorë të caktuar. (5 milione euro prej tyre jane grant)

Ndërkohë, Turqia, e cila ishte e para që u vetëofrua për të ndërtuar mbi 500 njësi banimi, nga konferenca e Donatorëve këtë 17 shkurt në Bruksel, bëri të ditur se vlera totale e ndihmave që ajo i dhuron Shqipërisë, së bashku me blloqet e banimit, shkon në 46.3 milionë euro, përfshirë edhe ndërtimin e disa xhamive.

Holanda, Danimarka e Polonia, Slovenia, Finlanda e Austria dhuruan shifra të konsiderueshme, ndërkohë që edhe pse në shifra më të vogla, nuk mungoi mbështetja nga Çekia, Hungaria, Rumania, Luksemburgu e Bullgaria, të cilat u solidarizuan për të marrë përsipër projekte ndërtimi në Shqipëri, veçanërisht në kopshte e shkolla, për sektorin arsimori i cili ishte i dyti më i prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.  Kosova jonë fqinjë gjithashtu u tregua solidare në këtë Konferencë të Donacioneve, ku pas ndihmave të dhëna vendit tonë menjëherë pas tërmetit me grupe të kërkim-shpëtimit e me hapjen e dyerve për të pastrehët, dhuroi 200 mijë euro për rindërtimin.

Vlera e dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është 4.7 milionë dollarë, plus edhe 800 mijë dollarë dhënë më herët, arrin në afro 5 milionë dollarë. Nga kjo shumë, 3.9 miliona dollarë janë grante për qeverinë, të cilët përfshijnë edhe ngritjen e një "Akademie Transparence", e cila do të monitorojë të gjithë procesin e rindërtimit. Por jo vetëm kaq, kjo akademi me standarde monitoruese amerikane, do të shërbejë edhe në vijim në Shqipëri, në procese të rëndësishme publike që duan 'syrin' e mirë vëzhgues, siç janë tenderët dhe prokurimet publike. 

Të vetmet shtete që solidaritetin e shprehën vetëm me fjalë, ishin Portugalia, Qipro dhe Malta. Kjo e fundit, tha se ndihma më e madhe për Shqipërinë, është t'i jepet drita jeshile për hapjen e negociatave. "Mendojmë që mënyrë më e mirë për rindërtimin e Shqipërisë është të japim dritën jeshile që të nisë bisedimet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE", tha përfaqësuesja e qeverisë së Maltës në Konferencën e Donatorëve. E në fakt, kjo ishte fryma e përhapur mes gjithë të pranishmëve, të cilët njëzëri teksa shprehnin solidaritetin për Shqipërinë, thanë se vendi ynë duhet të jetë në familjen evropiane për të përballuar fatkeqësi të tilla natyrore.

LISTA E PLOTË - Huatë, grantet dhe projektet përgatitur nga redaksia online e Shqiptarja.com

Grupi i Bankës Islamike–  365 milionë euro hua në 5 vitet e ardhshme - Sot, 50 milionë euro hua për rikuperimin e biznesit.
Banka Botërore - 160 milionë euro hua (85 milionë euro për rindërtimin, 6 milionë euro për spitalet, 6 milionë nga BERZH për pajisje dhe spitalet e prekura nga tërmeti)
Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim - 100 milionë euro hua, 500 mijë euro grante
Banka Europiane e Investimeve - 2.5 milionë euro grante për përtëritje ekonomike, dhe 100 milion euro disponibilitet për hua (për rindërtimin, për rimëkëmbjen e bizneseve dhe projekte strehimi)
BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) ofron 18 milionë euro hua për sistemet e ujësjellës kanalizimeve, në zonat ku dëmet janë më të mëdha

BE + KE - 115 milionë euro dhuratë (grante)
Franca- 100 mln euro projekte+ 60 mln euro hua
Emiratet e Bashkuara- 2000 njësi banimi me vlerë 70 mln euro
Italia - 65 milione euro ne total (60 mln euro projekte + 5 milione euro grant)
Turqia- 46.3 mln euro përfshirë edhe apartamentet dhe disa xhami
Gjermania- 11 mln euro grante+kopshte, shkolla
Zvicra- 9 mln euro grante (Në dhjetor ka ofruar ndihma për rindërtimin e 5 qendrave shëndetësore)
Greqia- 2.5 mln euro dhe 200 shtëpi
Suedia- 5.6 mln euro grante (nga këto 3 milionë euro për programet sociale)
Katari– 5 milionë dollarë amerikanë grante (dhe 500 mijë dollarë i ka dhuruar menjëherë pas tërmetit)
SHBA - Afro 5 milionë dollarë...4.7 mln dollarë sot + 800 mijë dollarë më herët (ndër to 3.9 grante, 60 mijë $ për Kryqin e Kuq, 800 mijë $ për monumentet kulturore)
Holanda- 3 mln euro grante
Danimarka- 2.7 mln euro grante - në total (2 milionë euro grante) 5 milion korona dhënë më parë për Kryqin e Kuq
Polonia- 2.7 mln euro grante
Japonia - 2.5 mln euro grante
Norvegjia- 2.1 mln euro
Serbia- 2 mln euro grante
Britania e Madhe- 1.189 mln euro grante
Austria - 1 mln euro grante për strehimin
Kroacia- 1 mln euro pak ditë më parë
Azerbajaxhan-  1 milionë euro (500 mijë euro grante sot në Konferencë + 500 mijë euro kur ra tërmeti)
Mali i Zi-  Ka dhuruar 750 mijë euro në total (Sot dhuroi 500 mijë, 250 mijë euro më herët)
Kosova- 200 mijë euro grante+ 500 mijë euro më herët
UNICEF- 500 mijë euro grante për shkolla dhe kopshte
Rumania- 420 mijë euro grante
Çekia - 380 mijë euro grante për një shkollë
Sllovenia - 300 mijë euro grante për ndërtimin e një shkolle
Finlanda - 300 mijë euro grante
Irlanda-  300 mijë euro, i ka dhënë më herët
Republika e Koresë- 300 mijë dollarë grante
Sllovakia - 250 mijë euro grante për arsimin + asistencë tenike
Hungaria - 250 mijë euro grant për kishat (banka hungareze më e madhe ka dhënë më herët 500 mijë euro)
Bullgaria- 220 mijë euro (120 mijë euro të dhëna pas tërmetit, 100 mijë grante sot për rindërtimin)
Luksemburgu- 100 mijë euro grante + 150 mijë euro për UNICEF për fëmijët 
Maqedonia e Veriut -97 mijë euro grante (të dhuruara më parë, ndihmë fillestare)
Bosnje Hercegovina- 50 mijë euro grante
Lihtenshtajni-  100 mijë euro në total (50 mijë euro grante sot, 50 mijë euro pasi ra tërmeti)
Brunei - 50 mijë $ grante
Algjeria- 50 mijë euro grante për procesin e rindërtimit
Spanja- 25 mijë euro

Malta - Nuk deklaroi shifër
Qipro - Nuk deklaroi shifër
Portugalia - Nuk deklaroi shifër

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 18/02/2020 13:11

    I falenderojme vendet qe do ta ndihmojne vendin tone ne kete gjendje tejet te veshtire.Natyrisht se vendet islamike vecanerisht Turqija ka aspirata qe trojet ku eshte ruajte shqiptarja ta islamizojne,kam njec cik frike nga ish ministri Ahmetaj.

    Përgjigju
  • Loni: 18/02/2020 08:57

    Asgje ska per te bere ky ropshi qe ngeli duke na mbytur ne cdo gje e shpopulloj kete komb edhe na del e Ben sehir me keq se ai qe ishte! Do I blej atyre te gjitheve ndonje shtepi do ngrej edhe ndonje lulishte edhe sesi zhduken keto miliardat as vet num kuptohen! Show mediatik I Teri dolen te miret e fheut edhe humanet tani! Ai qe ishte I pa afte tjetri Ben sehir me komisionet edhe ky bigg show man me shpifje shpifje shpifje ka kopjuar edhe berluskonin me kete fraze. Po borxhi publik me kete shum mbyllet pergjithmone Apo lozin filloj reta me popullin! Hahahah ska gje se del takes e re mungese fondesh... Keshtu qe o popull jeta vazhdon me show mediatik shpifje edhe barsaleta me nga 1 miliard euro...

    Përgjigju
  • Tani Shkoder: 18/02/2020 07:38

    Ishalla nuk i len mas doret xhamiat se jena pak mangut me to, sidomos ne Shkoder. Por me sa di un osmanllijve i ka mbet Mirdita e Laqi e Korça pa i mbush me xhami e ska si mos e çojn n vend amanetin e t pareve te tyne osmanllijt qe kishin projekt te perbashket me serbt e greket. Shyqyr qe gjeten ramen me e qu deri n fund kyt projekt se me berishen e nanon banen bajagi. Islamizimin e Shqiperise. Trathetar!

    Përgjigju
    • Blerim sako: 31/12/2020 15:50

      Itbbtbtb

    • Shqiptari: 18/02/2020 18:55

      E vertete

  • Kasem pordha: 18/02/2020 07:29

    I rregullon Ahmetaj tani ato.

    Përgjigju
  • Danke schu'n!: 17/02/2020 23:26

    Sh.falem'nderit,bravo Rama..,Frau Ursula Sie zind die Beste!..Rama ta filloje nga Rregullimi I Zjarrfikses ne Qytet Studenti!..etj ne gjithe Tirone e ne Shqiperi..!..nga Monumentet e Kultures..,duke ndertuar Shtepine e Naum Bredhit(VeqilHarxhit)',aty ku eshte Pusi I mbuluar nga ferrat ne Vidhkuq te Korces

    Përgjigju
  • Lleshi: 17/02/2020 22:33

    I falenderojme te gjitha shtete qe po perkrahin vendin tone per te rindertuar pasojat e termetit ,po shpresojme qe keto para mos te shkojne me drejtim te Paditur po duhet sa me shpejt per te menduar per ata njerez qe po jetojne me cadra dhe me keto dite te frohta dimri. Shpresoj qe ata para te jeni me duar te sigurta dhe te drejtohen me pasterti

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/02/2020 22:09

    Nuk duam as xhami e as kisha, ngrihu Enver se tu mjekërzua vendi!

    Përgjigju
  • NGA ZEMRA: 17/02/2020 21:52

    NJË FALENDERIM TË PËRZËMËRT E URIMET MË TË SHKËLQYERA PËR KTO SHTETE QË NA U GJËNDËN PRAN NË DITËT TONA MË TË VËSHTIRA. POPULLI SHQIPTAR SDO TJU A HAROJ KËTË NDIHM. ZOTI JU BEKOFT. FALEMNDERIT PA FUND. R E S P E K T.

    Përgjigju
  • Asi: 17/02/2020 21:49

    po kjo spanja me? spanja me spanja, seriozisht e ka?

    Përgjigju
    • Veresi: 18/02/2020 08:38

      Spanja na pyeti. Si e doni buk te bardh apo 10 bar.

    • Spanja: 17/02/2020 23:31

      Po seriozisht e ka,spese te 115 te BE KE ,ka pjesen e vet ne baze te kuotes si shtet antar i BE,ne mos gaboj Spanja ka rreth 12%te totalit,,,keshu Asi mos u qaj...

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht