TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkurë Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi. Në fokus të këtij takimi është Konferenca e Donatorëve.
"Takimi me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, për të diskutuar organizimin e Konferencës së Donatorëve në funksion të Rindërtimit dhe hapat e mëtejshëm në rrugën e integrimit europian", shkruan Rama.
Në fjalën e tij, Várhelyi tha se ishte ndër prioritetet e tij që të takonte kryeministrin Rama, teksa duke e u ndalur tek konferenca, ai tha se kishte një plan për të shkuar tek vendet një e nga një për të marrë ndihmë.

"Ishte një prioritet për mua t'ju takoja. Mendoj që do ishte shumë mirë që të shkonim një nga një...', tha Várhelyi. Nga ana tjetër, kryeministri Rama e uroi Várhelyi për detyrën e re si dhe e falenderoi që i është gjendur pranë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Komente

