Konferenca e Kryetarëve rrëzon
3 kërkesat e PD për "drejtësinë"

Konferenca e Kryetarëve rrëzon<br />3 kërkesat e PD për "drejtësinë"
TIRANE - Konferenca e Kryetarëve rrëzoi këtë të enjte tre kërkesat e Partisë Demokratike në lidhje me komisionin e posaçëm parlamentar të ngritur për reformën në drejtësi. Konferenca e mbledhur në kryesinë e Kuvendit para nisjes së seancës parlamentare, vendosi të rrëzojë kërkesën e demokratëve për të pasur bashkëkryetar në këtë komision.
 
Po ashtu, u hodh poshtë edhe kërkesa për të pasur numër të barabartë të anëtarëve në komisionin për reformën në drejtësi. Kërkesa e fundit e Partisë Demokratike kishte të bënte me të drejtën e vetos në komisionin për reformën në drejtësi, kërkesë kjo e cila u rrëzua.
 
Edhe pse ky komision ka zhvilluar mbledhjet e para, opozita nuk është bërë pjesë. Me rrëzimin e këtyre kushteve nga ana e saj, vihet në pikëpyetje bashkimi i demokratëve në komisionin për reformën në drejtësi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë