TIRANE- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ftuar grupin e Partisë Socialiste që të rishqyrtojë kërkesën për ngritjen e Komisionit hetimor për Ministrinë e Mbrojtjes, në mënyrë që të jetë në përputhje me ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi është marrë pasi Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi kërkesën e grupit parlamentar socialist për ngritjen e një Komisioni hetimor “Për kontrollin e zbatimit të ligjit në veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturave të saj për periudhën janar 2010-tetor 2012″.

Gjithashtu Konferenca vendosi programin e punës për periudhën 5 nëntor- 27 dhjetor 2012, si dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit, 5 nëntor-22 nëntor.
(eç/shqiptarja.com)