
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve kërkoi nga opozita që të respektojnë rregulloren dhe të lejojnë njëri tjetrin të flasin gjatë seancave plenare. Qëndrimi i Ballës erdh pas ankesave të opozitës se nuk i lejojnë të flasin. Balla u tha se kur merr fjalën kryeministri duhet ta respektojnë. “Se si e përdor fjalën Kryeministri, është e drejta e tij”, tha Balla.
“Ju lutem, mos na shtrembëroni atë që themi. Po jua përsëris që kur flisni ju, askush nuk pipëtin nga ana jonë. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju. Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit që t’i japim mundësi të flasim të gjithë, sipas rregullores. Jemi munduar t’ju themi që nga dita e parë: kur merr fjalën Kryeministri, duhet ta respektoni. Se si e përdor fjalën Kryeministri, është e drejta e tij. Kishte një propozim nga z. Bardhi për nisjen e debatit. Para se të hyjmë, kemi disa kërkesa për mocione për debat. Këto kërkesa janë të përcaktuara qartë në rregullore: prezantohet pro dhe kundër, dhe në fund, pas kësaj, bëhet votimi”, thotë Balla.
Lajmi kryesor:
Tom Doshi ‘mollë sherri’ tek komisioni i Zgjedhores! PS: Të ketë vend në tryezë, PD ka bashkëkryetarin! Bardhi: Duam barazi reale, të presim edhe ODIHR











