TIRANE- Miratimi i marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe FMN-së ka shkaktuar në Konferencën e Kryetarëve një debat tepër të ashpër ndërmjet anëtarëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Në procesverbalin e mbledhjes të datës 3 prill, zbardhet debati i plotë ndërmjet deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.
Mbledhja
Sherri ndërmjet palëve ka nisur për shkak të amendamenteve që Partia Demokratike kërkonte që të fuste në marrëveshjen me FMN-në. Këto amendamente nuk janë pranuar fillimisht nga Ilir Meta, i cili ka thënë se janë jashtë objektit të rregullores së Kuvendit dhe për këtë kishte thirrur takimin me kryetarët. Por, PD nga ana e saj kishte vijuar me ngulm për përfshirjen e tyre me argumentin se janë pjesë e marrëveshjes. Deputetët e mazhorancës kanë theksuar në mbledhje se amendamentet e opozitës nuk ishin në përputhje me rregulloren pasi sipas tyre, huaja nuk përfshin propozime të tipit për nëpunës civil.
Kjo ka shkaktuar një debat të ashpër ku deputeti Braho ka theksuar se edhe po i pranuan, mazhoranca do t’i rrëzoi direkt në seancë. “Amendamentet janë të paraqitura në kundërshtim me rregulloren. Nuk mund të amendojmë ligjin dhe të prishim relacionin, megjithatë, problemi është se edhe po të futej do të bëhej shumë qesharake, pastaj i fusim dhe i rrëzojmë bam bam, pasi është jashtë objektit, por nuk e detyrojmë dot Kryetarin e Kuvendit t’i vendosi këto amendamente”,- ka thënë Braho.
Në vijim të kundërshtimeve, Ruçi ka ironizuar kërkesën e demokratëve ku ka thënë se ato s’kanë asnjë lidhje me ratifikimin e huas. “Neni nr. 2, ti ç’far i thua: Të vendoset në memorandum që të angazhohet qeveria që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për statusin nëpunësin civil. Do ta marr unë e ta lexoj: Angazhohet Qeveria që të vendoset në memorandum si do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”,- ka thënë Ruçi. Por opozita ka vijuar në mbledhje me të njëjtën linjë qëndrimi duke i mbrojtur fort propozimet e tyre.
“Ka lidhje në një pikë, që ka të bëjë me miradministrimin dhe funksionimin e administratës dhe zvogëlimin e administratës. Kështu si po bëhet ka ikur shërbimi civil”,- theksoi Mediu. Pas shumë sherresh ndërmjet palëve, Meta vendosi që t’i pranonte dhe më pas mazhoranca i rrëzoi ato në seancën plenare të datës 11 prill.
Shkrimi u publikua sot (20.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com