Konferenca e parë e Trump:
Nuk jam ''peng'' i Rusisë

Konferenca e parë e Trump:<br />Nuk jam ''peng'' i Rusisë
SHBA-Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka mbajtur konferencën e parë që prej korrikut.

Kjo është një ditë tjetër e rëndësishme për Trump që nga zgjedhjet e nëntorit ku doli fitues ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

Trump ka mohuar në këtë konferencë lidhjet e përfolura mes tij dhe Rusisë, si edhe dhe ekzistencën e një materiali kompromentues ndaj tij nga shërbimet sekrete ruse.
 
“Kur largohem nga vendi unë jam shumë i kujdesshëm. Jam i rrethuar nga truproja dhe njerëz, të cilëve u them: ‘kini shumë kujdes se në hotelet tuaja mund të keni kamera’. Nuk i referohem këtu vetëm Rusisë, por ua them gjithmonë se në dhomat e hotelit kanë kamera të vogla të vështira për t'u gjetur. Unë isha në Rusi dhe u thash shumë njerëzve, kujdes se do të shihni veten tuaj në televizor”,-ka thënë Trump.
 
Presidenti i SHBA-së është shprehur skeptik për ekzistencën e një materiali të tillë filmik, ku ka mohuar edhe lidhjet e komentuara në media mes tij dhe qeverisë ruse.  
 
“Unë nuk kam marrëveshje me Rusinë dhe as hua. Mund të bëjmë marrëveshje me Rusinë, por aktualisht s’kam asnjë hua dhe asnjë kontratë”, ka thënë Trump, që për të përforcuar tezën e tij ka treguar edhe një shembull.
 
Ai është shprehur se në fundjavë ka refuzuar edhe një ofertë 2 miliardë dollarëshe për të bërë një marrëveshje në Dubai. Refuzimi ka ardhur sipas Trump, sepse ai është i fokusuar vetëm tek detyra e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
“Në fundjavë mu ofruan 2 miliardë dollarë për të bërë një marrëveshje në Dubai, por e refuzova. E refuzova sepse nuk doja të përfitoja nga pozita ime si president. Do të ishte konflikt interesi”,-ka vijuar Trump, duke shtuar se prioritet i tij si president do të jetë Amerika dhe jo bizneset.
 
Trump ka deklaruar gjithashtu se është në gjendje të menazhojë edhe qeverisjen dhe bizneset e tij, por që ka zgjedhur që këto të fundit t’i menaxhojnë fëmijët e tij.
 
“Unë jam në gjendje të menaxhoj bizneset e mia dhe qeverisjen në të njëjtën kohë, por nuk dua ta bëj. Bizneset e mia do të menaxhohen nga fëmijët e mi, Don dhe Erik, të cilët do të jenë në lartësinë e duhur”,-ka shtuar Trump.

Donald Trump do të marrë zyrtarisht detyrën e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me datën 20 janar. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë