Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Rama ngacmon Macron, shpërthejnë të qeshurat në sallë (VIDEO)

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih për konfliktin Ukrainë-Rusi, në cilësinë e kryetarit të OSBE.

Teksa tregoi gjithë situatën e rëndë në zonën e konfliktit në Ukrainë, kryeministri u bëri thirrje vendeve anëtare të OSBE-së të jenë në ndihmë të njerëzve që jetojnë në kufirin e konfliktit.

Në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së,  Rama foli për rolin e Rusisë në këtë konflikt, duke shtuar se për sa kohë ky shtet do jetë i frikësuar nga BE dhe NATO, zgjidhja do të jetë e largët. Kryeministri e nisi fjalën gjatë konferencës me një batutë e cila shkaktoi jo pak të qeshura te të pranishmit.

"Për aq kohë sa Rusia e kjo është diçka që historia së fundi duhet të na e kish mësuar, do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar, nuk do të ketë një zgjidhje përfundimtare. Pra, për aq kohë sa Rusia do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar nga NATO-ja, nga BE-ja e të jetë si të thuash e mbytur në këtë rreth, gjërat nuk do të përmirësohen. Ka dhe një element tjetër. Po kështu, Presidenti Zelensky nuk ka kohë, ka vetëm 4 vjet. Palët e tjera kanë shumë kohë. Kështu që kjo duhet marrë parasysh. Natyrisht, kjo nuk ka të bëjë me OSBE-në, apo me  mua. Natyrisht nuk na takon ne që t’u japim leksione të tjerëve. Kjo ka të bëjë me fuqitë e mëdha, ka të bëjë me drejtuesit e koalicionit tonë për të menduar për këtë, se ndërkohë që diskutonim, mu tha që 16 vjet  më parë, Zoti Pinchuk kishte mbledhur njerëzit për Ukrainën. E nuk më duket se pas 16 vjetësh gjërat janë bërë më mirë. Natyrisht, kjo është e hapur për diskutim. Saktësisht kështu, 16 vjet më parë u mblodhët duke qenë shumë të shqetësuar për Ukrainën. Ndërkohë 16 vjet më vonë keni një luftë, të gjithë kanë një luftë atje, kështu që nuk po pyes se çfarë do të ndodhë 16 vjet më pas, megjithatë, Richard mund të na ndihmojë me këtë", tha Rama. 

Në prani të presidentit të Francës Macron, Rama tregoi incidentin e ndodhur në Paris, në ndeshjen Shqipëri-Andorra. Kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime në Mynih, me shumë homologë të vendeve të BE-së jo vetëm në cilësinë e drejtuesit të OSBE, por edhe në kuadër të konferencës së Donatorëve për Shqipërinë që do të mbahet në Bruksel ditën e hënë.

Më pas Rama ka vijuar takimet edhe me sekretarin e përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:17
Franca 'dritë jeshile' për negociata, Rama 'frenon' entuziazmin: Sinjal pozitiv, por të mos ushqejmë iluzione

Në përfundim të vizitës së tij në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Rama ka reaguar pas sinjalit pozitiv që dha presidenti francez Macron, për hapjen e negociatave në mars. Rama tha për RTSH se marrja e një 'Ok' nga Franca ishte pozitive, por bëri thirrje që askush të mos krijojë iluzione të skajshme, pasi ky proces nuk është në dorë të Shqipërisë. Rama tha se qeveria do të vijojë të bëjë punë e  saj me reformat në të njëjtën mënyrë si kur Shqipëria të kishte marrë një 'PO' që në tetorin e kaluar.

'Në fakt, unë nuk e ndoqa dot Presidentin, sepse isha në takime të tjera, por nga sa mund të lexoj është një sinjal pozitiv. Megjithatë, unë dëshiroj që t’u them të gjithëve, që nuk kemi pse e ushqejmë veten me iluzione dhe me dëshira të skajshme, edhe pse shumë legjitime, sepse kjo gjë nuk varet nga ne dhe le të presim me durim. Ndërkohë të vazhdojnë me këmbëngulje dhe durim për të realizuar gjërat, ashtu siç do i realizonim nëse do të ishin hapur negociatat', tha Rama.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të shtunën la mënjanë qëndrimin e tij bllokues për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke u shprehur se nëse Komisioni Europian jep vlerësime pozitive në raportin e tij në mars, atëherë nga ai do të jap një "OK" për hapjen e negociatave.

Mirëpo pavarësisht kësaj deklarate, duket se Rama ka zgjedhur të jetë më i rezervuar në entuziazmin për hapjen e negociatave pas zhgënjimit që pësuan të gjithë shqiptarët, kur Franca zgjodhi të bllokonte hapjen e tyre për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor të 2019, ku pritshmëritë ishin të larta edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Ora 16:55
Rama ngacmon Macron gjatë konferencës, shpërthejnë të qeshurat në sallë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer edhe një herë në vëmendje gabimin që u bë gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri më 7 shator 2019, me ngatërrimin e himnit të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij të mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Rama nuk nguroi të ngacmonte presidentin Macron, i cili ishte i pranishëm në sallë, duke thënë se francezët pasi ngatërruan himnin shqiptar me atë të Andoras, e kuptuan gabimin dhe i kërkuan falje Armenisë. Kjo ka shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve në sallë.

'Richard, faleminderit që nuk bëre të njëjtin gabim që bëre me disa të tjerë. Megjithatë, ndërkohë që po dëgjoja gabimet që po bëje, po mendoja për disa gabime shumë më të mëdha. Kur Shqipëria luajti futboll në Paris, i vunë himnin e Andorrës. Të gjithë u çuditën. Pastaj, francezët e kuptuan që kishin bërë gabim dhe i kërkuan ndjesë Armenisë që kishin vënë himnin e gabuar. Kështu që faleminderit, por ka dhe më keq' ka nisur fjalën e tij Rama.

Ora 13:16
Rama takon presidentin e Moldavisë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet e tij në Mynih në tagrin e presidentit të OSBE-së në kuadër të Konferencës së Sigurisë.

"Kryesimi i OSBE nga Shqipëria. Gjermani, Mynih – Takim me Presidentin e Moldavisë, Igor Dodon", shkruan Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pppaparaci: 16/02/2020 13:23

    Te dy Jane 50/50 burra

    Përgjigju
  • PËR MACRON: 16/02/2020 10:00

    O Macron o makaron po pirdhu ti more fshatar. Po kush është burr është maloku i viçidolit viçi i pa lëpir kryekrimineli salhe që e dogji Shqiprin me themel. Të paktën Edi Rama po bën shtdt. A e ma men që asnjë nuk pagute korentin uijn e spagonin sigurimin e makinave apo i ke haruar o fshatar që ke ardh në Tiran. A i ma men policët analfabet që k7shte vu idhulli jot qeni salhe. Kush i vuni në drejtësi njerëz si fatmira hajdari me 7 vjeçare gjukatës Edi apo qeni jot salhe ? Edi Rama vjen nga familje Intelektualësh megjithse ti se kupton çdo të thot. Kurse qeni kriminel salheu vjen nga familje analfabetësh si ty. A e ma mdn qenin salhe që se njifte kunatin ? Pra me një fjal krahaso Edin me qenin salhe. Sa të jet jeta Shqiptarët sja japin votën malokut tat vetëm ti ja jep votën mor toç kuklle.

    Përgjigju
  • EDI RAMA.: 15/02/2020 21:34

    Respekt për Edi Ramën burr i madh shteti. Një njeri që përfaqëson denjësisht Shqiprin halle madhe. Shqiptarët duhet ti jen mirnjohës Edi Ramës.

    Përgjigju
    • Macron: 16/02/2020 06:45

      Shko mor pirdhu. Legen i madh shteti. Pre eshte burre i madh shteti apo se i varferuan shqiptaret dhe plaçkiten. Vetem ne arbitrazh per shkak te Edi Rames shqiperia do te paguaje 1.3 miliarde euro. Burrat e ktij vendi kane vdekur. Kta jane batakcinjte e ketij vendi.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali