Kryeministri shqiptar gjatë qëndrimit në Mynih ka takuar krijuesin e Facebook-ut Mark Zuckerberg. Edi Rama ka publikuar fotot e takimit, ndërsa shkruan se u takua me Zuckerberg gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë. Në foto Zuckerberg shfaqet i përqendruar duke dëgjuar kryeministrin Rama dhe biseduar.

Ditën e sotme në Gjermani Edi Rama ka takuar disa liderë. Konferencën e Sigurisë në Mynih  kreu i ekzekutivit shqiptar po e përdorur edhe për të lobuar për Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel në datë 17 Shkurt për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Për të tre takimet që ka zhvilluar sot, si me kryeministrin kanadez, të Kuvajtit, por edhe princin e Arabisë, Rama shpreson te mbështetja financiare ditën e hënë. Ndërkohë që sot Holanda zyrtarizoi ndihmën 3 milionë euro për Shqipërinë. Dëmet llogariten 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro.