Konferenca Globale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë, Çuçi: Shqipëria vlerësohet si vend model në parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë konferencës
Ditën e sotme në Tiranë është zhvilluar konferenca globale mbi ekstremizmin e dhunshëm që shpreh rëndësinë thelbësore e Rehabilitimit dhe Riintegrimit në përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.
Konferenca e nivelit të lartë, e bashkëorganizuar nga Qeveria Shqiptare, Bashkimi Evropian dhe Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (Global Community Engagement and Resilience Fund, GCERF), u fokusua në nevojën për të rehabilituar dhe ri-integruar të kthyerit nga konfliktet jashtë vendit, përfshirë dhe familjet e tyre.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në fjalën hapëse të konferencës përmendi edhe njëherë operacionin e katërt të finalizuar pak javë më parë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri.
Ai tha se kjo është një punë që do të vijojë, ndërsa evidentoi faktin si riintegrimi i këtyre shtetasve kryehet sipas një modeli tashmë të konsoliduar pranë një strukture të specializuar “Qendër Pritëse” e ngritur enkas me VKM.
“Shqipëria miratoi një qasje gjithëpërfshirëse qeveritare. Agjencitë e zbatimit të ligjit, arsimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale duhet të punojnë krah për krah për të garantuar procese të shëndosha rehabilitimi dhe ri-integrimi në komunitet nën koordinimin e Qendrës së kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është angazhuar në një dialog dhe rrjet kapilar për të trajtuar këto sfida duke përdorur praktikat më të mira si pjesë e sfidës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, u shpreh ministri Çuçi.
Më tej ai theksoi gjithashtu faktin se Shqipëria me Qendrën CVE cilësohet si model në parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vizita e Presidentit Begaj në Kosovë, si i vlerësoni mesazhet dhe takimet që zhvilloi?
-
Të suksesshme
42.9%
-
Normale
47.5%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 1434
Lajme të tjera
-
Edhe Luli thoshte ‘kur të vijë Shtatori....’
17 Gusht, 18:57
-
Besëlidhja e Lezhës pa ‘Skënderbeun’, statuja gjigante e porositur nga bashkia ‘ngec’ për 3 vite në Vaqar, as lekë as leje për heroin
17 Gusht, 18:55
-
Spartak Ngjela: A do të shpërbëhet Serbia mbas Shqipërisë së Bashkuar?
17 Gusht, 18:52
-
Liz Cheney synon të kandidojë për Republikanët në vend të Trump: Do të bëj gjithçka që ai të mbetet jashtë Shtëpisë së Bardhë
17 Gusht, 18:48
-
Shumë rrugë e pak njerëz, shumë njerëz e pak rrugë
17 Gusht, 18:46
-
Ekzekutimi i 3 ‘ushtarëve’ të Ervis Martinajt në Fushë-Krujë, policia zbulon pamjet e makinës së autorëve! Targat e vjedhura dhe me shasi të fshirë (FOTO)
17 Gusht, 18:40
-
Salianji ‘kërcënon’ Ramën: Kemi fituar mbështetjen e popullit, tani sheshet do shpërthejnë nga zemërimi
17 Gusht, 18:10
-
Rritet me 6 lekë çmimi i naftës, nga sot shitet me 227 lekë/litër! Ulet me 2 lekë gazi dhe me 1 lekë benzina! Bordi: U rrit në bursë, ndikon edhe forcimi i dollarit
17 Gusht, 18:03
-
Turqia dhe Izraeli do të rivendosin raportet e plota diplomatike! Do të dërgojnë ambasadorët në kryeqytetet respektive
17 Gusht, 18:02
-
445 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 401 të shëruar
17 Gusht, 17:58
-
Njeriu i 'Vitrinës' dhe 'Kristialit' sot çirret për cilësinë e arsimit
17 Gusht, 17:48
-
Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën turistes italiane, Rama: Gati për të dalë nga spitali me mbresat më të mira
17 Gusht, 17:44
EDI RAMA HIQE CUCIN NGA MINISTER TE BRENDSHEM,,,NUK ESHTE I AFTE,,,,SHIKO SE C'PO NDODH NEPER RRUGET E SHQIPERISE,,,PO VRITEN NJEREZIT PERDITE.....KY CUCI JOT FLE GJUME NE ZYRE ME DUKET ME KEQ SE LULZIM BASHA....
Përgjigju