Konferenca jubilare e OSBE-së, hapet me mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë së Përgjithshme
- Plot 40 vjet më parë u nënshkrua “Akti Final i Helsinkit” - HELSINKI, 6 Korrik/ATSH- L. Verdha/- Në Pallatin e famshëm Finlandia, u zhvillua Mbledhja e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë së Përgjjithshme të OSBE-së (Organizatës së Sigurimit dhe Bashkëpunimit Evropian), e cila zhvillohet në kuadër të Konferencës jubilare të OSBE-së. Pikërisht këtu para […]
/ATSH- L. Verdha/- Në Pallatin e famshëm Finlandia, u zhvillua Mbledhja e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë së Përgjjithshme të
OSBE-së (Organizatës së Sigurimit dhe Bashkëpunimit Evropian), e cila zhvillohet në kuadër të Konferencës jubilare të OSBE-së.
Pikërisht këtu para 40 vjetësh, më 1975, u mblodhën pjesa më e madhe e kryetarëve të shteteve evropiane, SHBA-së dhe Kanadasë, duke rënë dakort për Sigurimin dhe Bashkëpunimin ndërmjet tyre si dhe duke nënshkruar "Aktin Final të Helsinkit".
Shqipëria e njohu OSBE-në më 1991, kur Presidenti i at'hershëm Ramiz Alia nënshkroi pikërisht në Pallatin Finlandia "Aktin Final të Helsinkit".
Në Konferencën e tanishme Jubilare të 40-vjetorit të Samitit të at'hershëm të Helsinkit Shqipëria përfaqësohet nga Kryetarja e Delegacionit të Përhershëm Shqiptar në OSBE, deputetja Arta Dade, njëkohësisht Kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.
Në Punimet e Komitetit të Përhershëm të OSBE-së, të zhvilluara sot pasdite në Pallatin Finlandia, u debatua gjatë lidhur me moslejimin e pjesmarrjes së kryetarit të delegacionit të përhershëm rus në OSBE njëkohësisht edhe Kryetar i Dumës (Parlamentit) rus, Sergej Narijshkin, dhe disa anëtarëve të tjerë, të cilëve u është ndaluar udhëtimi në BE apo SHBA pas ngjarjeve të Ukrainës.
Kryetari i Delegacionit të tanishëm rus, Kovaljev, argumentoi gjatë "gabimin e Qeverisë Finlandeze për mosdhënie vize", që sipas tij është në kundështim me frymën e Mbledhjes së Helsinkit të 1975-ës dhe të vetë parimeve të OSBE-së gjatë këtyre 40-vjetëve të ekzistencës së saj.
Në Mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë së Përgjithshme u mbajtën zgjedhjet për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OSBE-së për periudhën 2016-2021.
Në zgjedhjet e fshehta hodhën votën e tyre 52 kryetarë delegacionesh, ndër të cilët 46 votuan pro kandidatit të propozuar nga Byroja e OSBE-së, italiani Roberto Montella, ndërkohë që 3 abstenuan dhe 3 votuan kundër. Sekretari i ri fillon nga detyra me 1 Janar të vitit të ardhshëm.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.4%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2847
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56