Konferenca kundër terrorizmit të dhunshëm, Rama: Toleranca fetare një thesar

Konferenca kundër terrorizmit të dhunshëm, Rama: Toleranca fetare një thesar

Konferenca Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë, princi i Jordanisë, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Konferenca Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm zhvillohen për herë të parë në Tiranë, e cila është pritur nga kryeministri Rama. Në kuadër të Takimit të Akabës, në të kanë marrë pjesë krerë të disa qeverive të ballkanit, përfshi edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të Shkupit dhe Sofjes.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah e ka nisur iniciativën e Takimet e Akabës në vitin 2015, dhe këtë vit për herë të parë pi organizohen jashtë vendit të tij.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë takimit ka thënë që toleranca fetare është një thesar të cilin duhet ta mbrojmë. Ne dhe brezat e ardhshëm duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë thesar, ka theksuar Rama.

Toleranca fetare është një thesar i vërtetë, që ne duhet ta mbrojmë. Brezat e ardhshme duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë thesar.

Edi Rama, kryeministër i vendit

Princi i Jordanisë, Ghazi Bin Muhammad ka marrë pjesë në Aqaba Metting(Takimet e Akabës) dhe është shprehur se problemet duhet të zgjidhen me bashkëpunim dhe mirkuptim.

Kryeministri i Kosovës, Haradinaj theksoi se nuk bëhet fjalë për persona që janë pjesë e islamit, por për terroristë. 

Historia jonë dhe harmonia jonë na ndihmon në këtë rrugë. Ne kemi një identitet që është me të vërtetë i fuqishëm i pasur. Ata nuk janë islamik, por janë terroristë.

Ata e akuzojnë rrjetin islamik dhe fatkeqësisht kanë financuar dhe kanë disa nga njerëzit e tyre në Kosovë dhe në Shqipëri. Kosova është e ndërgjegjshme sa i përket rrezikut të terrorizmit. Si vend i vogël ne kemi pasur disa qytetarë që janë drejtuar në luftën. Në Siri ka akoma kosovarë dhe fëmijë. Ka një proces hetimi në Kosovë dhe 35 janë vënë në pranga.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht Shqipëria duhet të mbështeten nga vendet e BE.

Egoizmi i disa vendeve europiane duhet të kapërcehet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sigurisht qenë këto vende duhet të ketë edhe reforma. Takimi i sotëm tregon pikërisht që Shqipëria bën përpjekje.

Unë besoj se ne duhet të mbështesim këtë qendër për luftën kundër ekstremizmit. Vendi më i bukur i botës është më i varfër dhe më i prapambetur. Elita politike duhet të marrë mësime dhe të punojë më mirë”, tha Boyko Borissov, Kryeministri i Bullgarisë.

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!