Zv/ ministrja e Brendshme: Ata që janë kthyer nga Siria mbajnë profil të ulët, emigrantët në vëzhgim

Zv/ ministrja e Brendshme: Ata që janë kthyer nga Siria mbajnë profil të ulët, emigrantët në vëzhgim

Romina Kuko

TIRANE-Në Konferencën rajonale për ekstremizmin e dhunshëm, zv. ministrja e Brendshme Romina Kuko u shpreh se pjesa më e madhe e atyre që janë kthyer nga Siria kanë një profil të ulët. 

Shumica e të kthyerve nga Siria mbajnë një profil të ulët, duke mos komunikuar në grupet e besimtarëve për të treguar se ku kanë qenë dhe çfarë kanë bërë në Siri. Aktualisht është hartuar Plani i Veprimit Ndërinstitucional për pritjen dhe trajtimin e shtetasve shqiptarë gjatë kthimit nga vendet në konflikt Siri/Irak, njëkohësisht është përpiluar projekt-vendimi për miratimin e këtij drafti. Bazuar këtij Plani që pritet të miratohet nga Qeveria, shumë Ministri dhe institucione të varësisë së tyre, marrin detyra konkrete lidhur me fazat e ndryshme të evidentimit të shtetasve shqiptare që kthehen nga zonat e konfliktit Siri, Irak, deri në masat për rintegrimin e tyre në shoqëri dhe penalizimit nga Shërbimet ligj zbatuese në rastet e vërtetimit të aktivitetit kriminal të tyre.

Romina Kuko

Sipas zv. Ministres së Brendshme të gjithë emigrantët që kanë ardhur nga Siria dhe Iraku po mbahen në vëzhgim nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja