Konferenca “Përtej Adriatikut”, Italia
 lider në bashkëpunimet arkeologjike 

Konferenca “Përtej Adriatikut”, Italia<br /> lider në bashkëpunimet arkeologjike 
Konferenca dy ditore Projekti i Adriatikut mes Italisë dhe Shqipërisë për Menaxhimin e Sistemit të Trashëgimisë Kulturore”, çeli siparin sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Projekti përcakton një vizion të ri të bashkimit kulturor me Europën, ndërsa konferenca vijon edhe nesër. 

Universitetet italiane, Muzeu Historik i Tiranës, Instituti i Arkeologjisë dhe Instituti Italian i Kulturës organizuan në Tiranë konferencën me temë “Përtej Adriatikut për menaxhimin e trashëgimisë kulturore”.

Një nga koordinatorët e konferencës arkeologu Luan Përzhita rrëfen qëllimin e projektit, duke cituar se “bashkohen të gjitha vendet e Adriatikut në këtë projekt, por lider është Italia”. 

Konferencën e përshëndeti Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila bëri një analizë të thellë të gjendjes aktuale të trashëgimisë kulturore, duek theksuar se duhet pasur kujdes në këtë bashkëpunim për ligjin, “dhe nuk nguroj të them të vërtetën se ne shpesh i jemi referuar modelit ligjor të Italisë”, tha ministrja Kumbaro. 

Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo e konsideron si një mision që i shërben futjes së Shqipërisë në Bashkimin europian projektin e Adriatikut.

Për mua është një kënaqësi që të prezantoj aktivitetin një javë pas inagurimit të ekspozites dedikuar aktivitetit të zbulimeve arekologjhike të realizuara në Shqipëri nga bashkëpunimi ndërmjet arkeologëve shqiptarë dhe italianë, edhe pse në atë rast, ndoshta është kuptuar që unë kam mëshuar fort në rolin tim që ishte prezantimi i aktiviteteve shkencore dhe duke e paraqitur misionin tonë si një mission që punonte përtej kërkimit të thjeshtë shkencor". 

Drejtori i muzeut Kombëtar, Melsi Labi prezantoi projektin për rijetëzimin e sistemeve të muzeve shqiptarë.

Studiuesi Italian Roberto Perna vërejti se duhet të thellohemi më tej në kërkim akademik shkencor duke bashkëpunuar me studiuesit e arkeologët e të dyja vendeve, Itali-Shqipëri.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri