Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar në X për Konferencën e 10-të Ndërqeveritare. Ajo shkruan se Shqipëria është më pranë synimit për të mbyllur negociatatat vitin e ardhshëm, pas kapitullit 20 që u vulos sot. Më tej shpreh bindjen se në vijim do të ketë lajme të mira nga Tirana.
“Shqipëria është krenare të jetë ndër vendet pararendëse që po kontribuojnë në përparimin e ndjeshëm të procesit të zgjerimit të BE-së këtë vit. Sot, mbyllëm negociatat për Kapitullin 20, mbi Politikën e Ndërmarrjeve dhe atë Industriale. Reformat në këtë fushë do t’i ndihmojnë bizneset shqiptare të rriten dhe të krijojnë më shumë vende pune. Kjo e afron Shqipërinë edhe një hap më pranë synimit për të mbyllur negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm. Jam e bindur se në muajt e ardhshëm do të kemi të tjera lajme të mira nga Tirana”, shkruan Kos.
Lajmi kryesor:
Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE, Rama: Hap vendimtar, deri në fund të vitit mbyllim dyfishin e kapitujve! Kos: Mbështesim ambicien tuaj, vazhdoni reformat!








