Konferenca "NE Populli" angazhon
partitë kryesore për referendumet 

Konferenca partitë kryesore për referendumet ">
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë vlerësoi sot angazhimin e partive kryesore parlamentare për adresimin institucional e ligjor të çështjes së referendumeve menjëherë pas konstituimit të parlamentit të ri pas zgjedhjeve të 18 qershorit 2017.
 
Përgjatë dy ditëve (2 dhe 3 shkurt), KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV), realizuan Konferencën Ndërkombëtare “NE POPULLI; Pjesëmarrja e Qytetarëve dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”.
 
Përgjatë pesë sesioneve të para të Konferencës u soll në vëmendje nevoja për fuqizimin e rolit të qytetarëve dhe përfshirjen aktive të tyre në vendimmarrje dhe qeverisje, duke u bazuar në problematikën vendase dhe në disa modele ndërkombëtare, si dhe u diskutua domosdoshmëria për adresimin e duhur dhe serioz të problematikave të evidentuara, nëpërmjet ndërtimit të mekanizmave të demokracisë së drejtpërdrejtë, një prej të cilëve është kuadri ligjor mbi referendumet.
 
Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë që këto ndryshime të ndërmerren nëpërmjet një procesi të plotë dhe gjithëpërfshirës, politik dhe institucional, si një garanci më shumë që mekanizmat ligjorë që do të ndërtohen të mund të çojnë në fuqizimin dhe përfshirjen reale të qytetarëve shqiptarë në vendimmarrje dhe në procesin qeverisës.
 
Paneli 6- Konferenca Ndërkombëtare-NE POPULLI -KRIIK-KVV-Shkurt2017Organizatorët e Konferencës vlerësuan se vetëm angazhimi dhe pjesëmarrja e tre partive më të përfaqësuara në parlament (PS, PD dhe LSI), ishte një shenjë shumë pozitive dhe domethënëse prej këtyre partive në ndarjen e shqetësimit të përbashkët, se është një domosdoshmëri fuqizimi i rolit dhe i pjesëmarrjes së qytetarit shqiptar në proceset demokratike e vendimmarrëse.
 
Jo vetëm kaq, por pasi u njohën dhe dëgjuan leximin e Draft-Dokumentit Konkluziv të Konferëncës, të tre përfaqsuesit e lartë politik, në emër të partive respektive politike paraqitën angazhimin e tyre për të nisur diskutimin mbi çështjen e referendumeve menjëherë me fillimin e legjislaturës së re të Kuvendit që do të dalë pas Zgjedhjeve Parlamentare të 18 qershorit 2017.
 
Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” u bë e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri. 


  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk