Konferenca vjetore, ja droga
e sekuestruar gjatë një viti

TIRANE - Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, ka mbledhur dje në një tryezë, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Shefit të OSBE-së, Eugen Ëollfarth, Ambasadorin italian Massimo Gaiani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Drejtori i Programit ICITAP, Steve Bennet, Drejtues të strukturave qendrore e vendore të Policisë së Shtetit, Përfaqësues të Pushtetit Vendor, etj.

“Ashtu si çdo vit, sot zhvillojmë takimin për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Me këtë rast, dua të shpreh falënderimet për të gjithë pjesëmarrësit, për kontributin dhe seriozitetin me të cilin e kanë vlerësuar këtë problem, si dhe t’u siguroj, se Policia e Shtetit e njeh dhe e vlerëson këtë bashkëpunim, si të domosdoshëm për ta fituar këtë betejë, qe vërtetë është e vështirë po jo e pamundur”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Burgaj.

Sipas statistikave të publikuara dje në Konferencën Vjetorë për Luftën Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike, gjatë vitit 2012 janë kryer 822 operacione kombëtare dhe 54 ndërkombëtare, duke sekuestruar mbi 21 ton marjuanë, me 1053 të implikuar prej të cilëve, 1005 janë arrestuar ose ndaluar për këtë veprimtari kriminale.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës