BE mbështeti konferencën Kosovë-Serbi, Rama: Rajoni s’mund të merret zvarrë për një konflikt të kotë! Ballkani i përket Procesit të Berlinit, jo ëndrrave të Kremlinit

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një lajm të mirë progresin e idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel. Në një reagim në Twitter thotë se rajoni nuk duhet të merret zvarrë për një konflikt që e konsideron të kotë ndërsa Ballkani duhet t'i përkasë Procesit të Berlinit, jo ëndrrave të Kremlinit.

Për situatën e tensionuar në veri të Kosovës që vijon prej 1 muaji, Rama thotë se atje po ofrohet shfaqje e një filmi bardhezi të Ballkanit të Vjetër që nuk bën gjë tjetër veçse argëton spektatorët cinikë në Lindje. Rama i bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të reagojnë me vepra. 

“Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel.

Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal.

Sot kur në Bruksel ka hyrë në axhendën e punës së Komisionit përgatitja e një plani të ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit tonë; kur Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor; kur ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për ta çuar përpara këtë proces jetik për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, duke forcuar lidhjet tona, ekonomitë tona, tregun tonë të përbashkët, Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi të Ballkanit të vjetër, i cili mund të argëtojë vetëm spektatorët cinikë në Lindjen kufijve të Bashkimit Europian…

Autoritetet e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që atyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë”, tha Rama.

Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë,  Rama e shpalosi më 27 qershor. Ditën e sotme, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbështeti idenë e kryeministri Edi Rama për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 29/06/2023 21:11

    Per KLANIN PRO SLLAV TE MOSKE@BEOGRADIT ne Prishtine,Tirane,Bruksel dhe USA ka vetem nje problem dhe ky eshte ALBIN KURTI te cilin jo vetem kosovaret qe e kane votuar dhe e votojne ne shumice absolute,por tere shqiptaret e perceptojne te pa korruptuar. Vetem ky eshte problem. Si do ti behet hallit???

    Përgjigju
    • Optimus Prime: 30/06/2023 10:35

      Nuk do ngelemi peng e ideve që kanë në Kosovë, Shqipëria duhet të ecë përpara nëse duan le të ndjekin dhe kosovarët më të kundërt kokën le të hanë

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit