Konfindustria: Abuzohet me shitjen e karburanteve! Qytetarëve u vidhet te pompa 5-8% e naftës, benzinës dhe gazit

Konfindustria: Abuzohet me shitjen e karburanteve! Qytetarëve u vidhet te pompa 5-8% e naftës, benzinës dhe gazit

Foto ilustruese

Teksa çmimi i naftës, benzinës dhe gazit vijon të jetë i lartë, Konfindustria shpreh shqetësimin për problematikat me abuzimet në volumet e shitjes së karburanteve për bizneset dhe qytetarët.

Në reagim thonë se për naftën dhe benzinën arrin grabitja në volume deri në 5%, ndërsa sasia e shitjes së gazit të lëngshëm grabitet deri në 8%. Për këtë arsye theksojnë se situata është shqetësuese pasi të gjitha këto rëndojnë në xhepin e qytetarëve që e blejnë karburantin me çmime të larta.

"Sipas vlerësimeve të tërthorta krahasuese me vendet fqinje llogaritet, se për naftën dhe benzinën grabitja në volume mund të arrijnë në jo më pak se 5% dhe për gazin e lëngshëm jo më pak se 8% të sasisë së shitjes", thuhet në reagimin e Konfindustrisë.

Ndër të tjera shtojnë se shërbimi i kontrollit të metrologjisë së pikave të karburantit është dhënë me koncesion të tipit PPP, duke e bërë tërësisht të paqartë sesi mund të kontrollohen ligjërisht abuzimet në rastin në fjalë.

"Shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të çmimit të karburanteve. Duke patur parasysh se tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon të paktën 1,5 miliard $, kosto e bizneseve dhe qytetarëve shtohet në dhjetëra milion euro/vit. Gjithashtu, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e çmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime", shton Konfindustria.

Aktualisht çmimi i naftës tregtohet me 258 lekë/litri. Ndërsa gazi ka shkuar në 83 lekë/litri. Sakaq, çmimi i benzinës shitet me 239 lekë/litri.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari: 27/06/2022 13:27

    Ore kot thoni 5 %, e 8 %, në se furrnizon makinën me 10 litra dizel e ke të sigurtë që të gjitha karburantet të hedhin në makinë 9 litra, pra 1 litër mangut, këta të karburanteve janë specialista i kolaudojnë pompat si të duan, kush nuk beson le ta provoi në një bidon 28 litër, e njëjta gjë është edhe tek pikat që furrnizojnë me ujë Dajti, dhe këta vjedhin Ujë, turp i madh.

    Përgjigju
  • Bajza: 27/06/2022 10:42

    sherbime te kesaj natyre nuk i jepen privatit por i mban shteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un