TIRANE- Konfindustria, organizata më e madhe e biznesit në vend, ka shprehur shqetësimin për mungesën e likuiditetit në treg në periudhën e 3 mujorit të parë të 2012 me të cilën ndeshen bizneset dhe sidomos industritë. Sipas Konfidustrisë kjo ka sjellë pasoja të rënda afatgjata në zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien.
Konfindustria e cilëson krejtësisht të papranueshme këtë dukuri, ndërkohë që sipas saj sistemi bankar zotëron sasi më të mëdha likuiditeti në krahasim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Konfindustria kërkon nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqiperisë, që në një kohë sa më të shpejtë të ndërmarrin masat e duhura për të shmangur kontradiktën e mësipërme ndërmjet një sistemi bankar në zotërim të sasive të mëdha likuiditeti dhe një ekonomi reale me mungesa teë skajshme të likuiditetit” thuhet në deklaratën e Konfidustria.
Kjo organizatë fakton se në 5 mujorin e parë të këtij viti në sistemin bankar hynë mbi 700 miljon euro kryesisht nga Greqia, kurse për të njëjtën periudhë masa e kreditimit të ekonomisë shqiptare paraqitet e rëndë.
Sipas Konfindustrisë mungesa e likujditetit ka shënuar pasoja të tilla si: rënie e treguesit të shitjeve, rënie te fitimit, duke arritur në shifër absolute në kufijtë afër zeros për një pjese të madhe të industrive vendore. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com