Konfindustria: Rama ndryshoi
mendje për taksën progresive

Konfindustria: Rama ndryshoi <br />mendje për taksën progresive
TIRANE - Konfindustria shqiptare përshëndeti përmes një njoftimi për shtyp “ndryshimin thelbësor të qëndrimit të Partisë Socialiste kundrejt politikës së mëparshme të shpallur të përdorimit të taksës progresive ndaj bizneseve”.

“Kryetari i PS Z. Edi Rama në takimin e zhvilluar së fundmi shprehu qartësisht, se pranonte propozimin e Konfindustrisë të paraqitur publikisht nga Z. Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm 7 muaj më parë në takimin e ngjashëm paraardhës lidhur me politikat fiskale në përgjithësi dhe qëndrimin ndaj mënyrës së përdorimit të taksës së sheshtë dhe/ose të taksës progresive përsa i përket fitimit të kompanive”, thuhet në reagimin e Konfindustrias.

Rama dje zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të madh në vend ku deklaroi se taksa e sheshtë është një grabitje ditën për diell. Ai premtoi se kur PS të vijë në pushtet nuk do të ketë një gjueti shtrigash ndaj biznesmenëve për shkak të preferencave të tyre politike pasi sipas liderit të PS sipërmarrja nuk mund të ndahet në ngjyrime politike, blu apo rozë.

Nga ana e saj Konfindustria ka sqaruar se thelbi i propozimit të saj, “paraqitur në mënyrë të njëkohshme të gjitha palëve të vendimarrjes politike shqiptare ishte vazhdimësia e sistemit të sotëm fiskal me taksa të ulta dhe përdorimi i taksës së sheshtë prej 10% për të gjitha bizneset me përjashtim të bizneseve, që: - punojnë në tregje të mbyllura monopol ose oligopol si pasojë e privilegjeve të siguruara nga leje, liçenca dhe konçesione shtetërore dhe që -njëkohësisht tejkalojnë një nivel fitimi të arsyeshëm”.

Sipas Konfindustrias, “të gjitha bizneset, që përmbushin njëkohësisht të 2 kushtet e mësipërme është e llogjikshme ti nënshtrohen një nivel tatimi mbi fitimin mbi 10%, që mund të marri lehtësisht formën e taksës progresive me rritjen e normës së fitimit. Në çdo rast tjeter përdorimi i taksës progresive do të ishte goditje e drejtpërdrejt ndaj biznesit vendor, do të bllokonte tërheqjen e investimeve të huaja si pasojë e rritjes së konkurencës së vendeve të Rajonit të Europës Juglindore, që zbatojnë politikën fiskale te taksases se sheshte ne nivele të ulta”.

PS PERGENJESHTRON: S’ESHTE MARRE ASNJE VENDIM
Përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë në mbrëmje vonë, sekretari i PS për Sipërmarrjen, Arben Ahmetaj, sqaron se asnjë konkluzion nuk është marrë nga PS në këtë drejtim dhe gjithçka është në nivel konsultimesh. “Kryetari i PS dhe ekipi i tij për programin ekonomik të socialistëve e kanë dëgjuar dhe do ta dëgjojnë me shumë vëmendje çdo vlerësim e ide të komunitetit të biznesit në rrugën e programit për një Rilindje Shqiptare. Por nga ana tjetër as kanë konkluduar dhe as do të dalin me konkluzione përfundimtare për formën e zbatimit të parimit të progresivitetit në sistemin e ri fiskal, pa përfunduar në mënyrë shterruese dialogun me këtë komunitet si edhe diskutimet e analizat me ekspertizën më të kualifikuar vendase e ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e PS.

Sipas sekretarit Ahmetaj, “progresiviteti për socialistët është gur themelor për të ndërtuar rrugën e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm në një Shqipëri të drejtë sociale. Ndërsa forma e zbatimit në praktikë të parimit të progresivitetit nuk është një e vetme. Prandaj PS do të punojë intensivisht për të zgjedhur formën më të përshtatshme në kushtet kur ekonomia shqiptare lëngon në krizë dhe biznesi është tkurrur nën presionin e korrupsionit dhe të monopoleve”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja