Konfirmohet miqësorja Itali-
Shqipëri luhet të martën në Genova 

Konfirmohet miqësorja Itali-<br />Shqipëri luhet të martën në Genova 
Shirat dhe përmbytjet që kanë përfshirë Italinë vunë në rrezik edhe miqësoren e Kombëtares me “të kaltrit” e programuar për tu zhvilluar të martën në mbrëmje në Genova. Delegacioni shqiptar ka hasur vështirësi deri në mbërritjen në tokën italiane duke uakomoduar në Milano e jo në Genova.

Ky fakt ka vënë në dyshin edhe se ku do të zhvillohej, apo nëse do të zhvillohej miqësorja Itali-Shqipëri e pogramuar për t'u luajtuar mbrëmjen e së martës në Genova. 

Në fakt moti i keq rrezikonte edhe sfidën e sotme kualifikuese Itali-Kroaci por sot në Milano ka pasur edhe rreze dielli dhe në “San Siro” çdo gjë duket në rregull.

Diskutim tjetër është për miqësoren historike Itali-Shqipëri pasi në Genova ka pasur probleme më të mëdha dhe stadiumi “Luigi Ferrasis” nuk është në gjendje të mirë.

Pjesëtarë të stafit kuqezi bëjnë me dije se moti ka përmirësim por sqarojnë se ende nuk është vendosur qyteti dhe stadiumi ku do luhet duke nënkuptuar se Itali-Shqipëri mund të mos luhet në Genova por stafi kuqezi nuk përmend faktin që ndeshja mund të shtyhet.

miqesorja

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë