Trupat ruse kanë arritur në qendër të qytetit të Mariupol. Kryebashkiaku Vadym Boichenko tha për BBC, duke konfirmuar atë që ishte njoftuar më parë nga ushtria e Moskës.
"Rusët ishin shumë aktivë sot. Beteja me tanke dhe mitralozë vazhdon. Qendra e qytetit nuk u kursye. Nuk ka as një copë tokë të qytetit që të mos ketë shenja lufte”, deklaroi ai.
Boichenko shtoi se popullsia u strehua në bunkerë për t'i shpëtuar betejës.
Lajmi kryesor:
Kryebashkiaku i Mariupolit: Luftimet në qendër të qytetit! Presidenti kinez i drejtohet Biden: Lufta s' është në interesin tonë! Putin: Zbatojmë planet tona









