Tre policë me COVID-19! Vetëkarantinohen kolegët! Dezinfektohet Drejtoria e Policisë Tiranë (VIDEO)

TIRANË- Një efektiv pranë drejtorisë së policisë së Tiranës ka rezultuar pozitiv me Covid 19.  ReportTV mëson se efektivi është konfirmuar si mbartës i virusit rreth 4 ditë më parë dhe nga ai moment i është nënshtruar vetizolimit në shtëpi duke qenë se  nuk ka shfaqur deri më tani simptoma të rënda klinike. 

Burime pranë policisë thonë se nisur nga kjo situatë ditën e djeshme u është marrë tamponi edhe disa  efektivëve të tjerë të Policisë së Tiranës si kontakte të afërta të efektivit të konfirmuar me Covid19, ku dyshohet se 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, por ky informacion ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Shendetesise. Report Tv u interesua prane autoriteteve shendetesore, por pergjigjja e marre eshte se me rendesi eshte hetimi epidemiologjik me gjurimin e kontakteve dhe jo specifika qe kane te prekurit.

Fill pas konfirmimit të efektivit të parë të infektuar me Covid19,  në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë shtuar masat mbrojtëse ku krahas dezinfektimit të përditshëm që kryhet në ambientet e saj është vendosur dhe një tunel dezinfektimi në hyrje të godinës ku çdo punonjës do duhet të t'i nënshtrohet.

Deri më tani janë prekur me koronavirus 5 policë në qytetin e Vorës, Shkodrës, Durrësit dhe Korçës.

Vendosja e tunelit të dezinfektmit te Drejtoria e Policisë së Tiranës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë