Konfirmohet takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç, ja kur do të mbahet
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç
Takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të mbahet më 2 maj. Kështu konfirmohet nga selia e Bashkimit Evropian, në Bruksel. Në prag të këtij takimi, sikundër u konfirmua nga selia e BE-së, është formuar “Komiteti i Përbashkët Monitorues” për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Me këtë komitet do të kryesojë Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog. Kosovën në këtë komitet do ta përfaqësojë ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ndërsa Serbinë, kryenegociatori i këtij vendi, Petar Petkoviç.
Themelimi i këtij trupi është bërë 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë që u mbajt në Ohër ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku në planin e zbatimit parashihet ky afat kohor.
Sipas fjalëve të zëdhënësit të BE-së Peter Stano, termat e “Referencës” pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 maj./ RTK
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
27.5%
-
Të gabuar
57.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Kujtimet e '99-ës, hapet muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës në Prishtinë
23 Janar, 13:35
-
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis procesi gjyqësor për rastin 'Kobra City'
23 Janar, 12:15
-
Kosovë/ E pazakontë në Suharekë, qeni futet në shkollë dhe sulmon 4 nxënës dhe oficerin e policisë! Në fund asgjësohet nga efektivët dhe arrestohet pronari
23 Janar, 08:23
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
Kosovë/ 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova
21 Janar, 15:11
-
Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump
21 Janar, 14:32