Konfirmohet vizita, kryeministri
serb Vuçiç, të dielën në Kosovë

Konfirmohet vizita, kryeministri<br />serb Vuçiç, të dielën në Kosovë
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Kosovën të dielën, sipas mediave kosovare.

Pavarësisht deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha dje se ende nuk dihet nëse Vuçiç do të ketë mundësi të vizitojë Kosovën, lideri i listës ‘Srpska’, Marko Gjuriç konfirmoi sot vizitën e kryeministrit serb në Kosovë, gjatë kësaj të diele.

I pranishëm në pjesën veriore të Kosovës, ai tha për mediat serbe se Vuçiç do të vizitojë disa nga vendet të cilat banohen me shumicë serbe.

Sipas Gjuriç, Vuçiç do t'iu drejtohet qytetarëve në Zubi Potok, si dhe do të vizitojë edhe disa vende tjera.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011