Konfirmoi se do të intervistonte Putin, eurodeputetët thirrje BE-së: Sanksiononi gazetarin amerikan Tucker Carlson

Konfirmoi se do të intervistonte Putin, eurodeputetët thirrje BE-së: Sanksiononi gazetarin amerikan Tucker Carlson

Tucker Carlson

Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione ndaj gazetarit amerikan, Tucker Carlson pasi deklaroi se do të intervistojë presidentin rus, Vladimir Putin. Ky lajm u nda nga mediat e huaja referuar deklaratave të deputetëve aktualë dhe të dikurshëm të Parlamentit Evropian.

Ish-kryeministri belg dhe eurodeputeti Guy Verhofstadt bën thirrje ndaj BE-së që të hetojnë mundësinë e futjes së sanksioneve ndaj Carlson.

“Duke qenë se Putini është kriminel lufte dhe Bashkimi Evropian sanksionon të gjithë ata që e ndihmojnë në këtë, duket logjike që Shërbimi i Punëve të Jashtme të hetojë edhe rastin e Carlson-it”, tha Verhofstadt.

Ish eurodeputeti Luis Garricano tha se është dakord me Verhofstadt, raporton BBC.

“Carlson nuk është më një gazetar, por një propagandues i regjimit më të urryer në tokën evropiane dhe ai që është më i rrezikshmi për paqen dhe sigurinë e Evropës”, ​​tha Garicano.

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Paet deklaroi se Putin është president i një vendi që është agresor, i akuzuar për gjenocid dhe krime lufte.

Ai shtoi se Carlson nuk është një gazetar i vërtetë sepse ai ka shprehur qartë simpatinë e tij ndaj regjimit rus dhe Putinit dhe vazhdimisht nënçmon Ukrainën. Carlson nuk është deklaruar për këtë deri më tani.

Ai konfirmoi mbrëmë se ka shkuar në Moskë për një intervistë të planifikuar me Putinin, duke thënë se po e bënte sepse ishte punë e një gazetari.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë