Pas konfiskimit të 3.7 milionë dollarëve nga Gjykata e krimeve të rënda, ish-administratori i CEZ Kastriot Ismailaj ka apeluar vendimin.
Seanca në Gjykatën e Apelit pritet të mbahet më 10 maj, ora 09.30.

Në seancën gjyqësore të 27 prillit trupa gjyqësore, nën drejtimin e Kreut të Gjykatës së krimeve të rënda Sandër Simoni vendosi bllokomin e gjashtë llogarive bankare të Ismailajt, llogari në të cilat prej më shumë se një dekade janë qarkulluar nga Shqipëri jashtë dhe anasjelltas plot 10 milion dollar.
Aktualisht, Ismailaj është nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentash dhe evazion fiskal proces që po zhvillohet në gjykatën e Tiranës.
Vetë Ismailaj e ka mohuar versionin e gjykatës dhe prokurorisë se pasuria e tij është e pajustifikuar dhe ka deklaruar se ajo është transferuar me Banka dhe po të ishte pastrim parash do ishte bllokuar me kohë.
3.7 milion dollar, Ismailaj i kishte të depozituara nga plot 11 llogari bankare, ndërsa kërkesa e prokurorisë për konfiskim të një llogarie prej 30 mijë dollarësh është pushuar pasi nuk është gjetur fizikisht.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com