Të përftuara nga veprimtaritë kriminale, konfiskohen 4 apartamente me vlerë 300 mijë euro të një çifti në Elbasan

ELBASAN 4 apartamente me sipërfaqe totale rreth 470 m2 dhe me vlerë 300 mijë euro janë konfiskuar pasi dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Pronarët janë 2 bashkëjetues të identifikuar si Zamira Gjongecaj, 48 vjeçe dhe Besnik Braka, 58 vjeç.

Ata janë dënuar ne vitin 2009, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori për iniciimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fasada 4", kanë konfiskuar 4 pasuri të paluajtshme (apartamente), me vlerë rreth 300 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të shtetasve:

-Zamira Gjongecaj, 48 vjeçe, banuese në Elbasan dhe N. V. alias Besnik Braka, 58 vjeç, banues në Tiranë (bashkëjetues)", njofton policia.

Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja