Konfiskohet pasuria 200 mln
lekë e "të fortit të Shijakut"

Konfiskohet pasuria 200 mln<br />lekë e
TIRANE-Para 1 viti pasuria e paluajtshme e biznesmenit Dashamir Gjoka u sekuestrua kurse nga sot me vendim të prerë nga Gjykata ato konfiskohen.

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka vendosur konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit Dashamir Gjoka, nga Durrësi.

Hetimi pasuror, në kuadër të ligjit “Antimafia”, nisi ndaj këtij shtetasi nga Prokuroria për Krime të Rënda, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Dyshohet se Gjoka e ka përfituar pasurinë me vlerë 200 milionë lekë të reja përmes aktiviteteve të paligjshme kriminale si prostitucioni, trafikimi i qënieve njerëzore. 

Gjykata vlerëson se pasuritë në zotërim të shtetasit Dashamir Gjoka nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej Gjokës. Madje Gjykata thekson se Gjoka as nuk mundi t'i justifikojë si i përfitoi këto pasuri.

Prokuroria:Ja veprat penale te Dashamir Gjokës
Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se:

Me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës 02.11.2007, shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për vepra penale që nga ligji penal shqiptar parashikohen si veprat penale “shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “trafikimi i personave”, të parashikuara nga nenet 114 dhe 110/a të K.Penal, duke qënë në këtë mënyrë subjekt i masave parandaluese pasurore të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ligji “Antimafia”).

Pasuria e konfiskuar
Në përfundim të gjykimit të kërkesës me objekt konfiskimin e pasurive në zotërim të personit të mësipërm, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të përshkruar si më poshtë;

 
·         Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;

·         Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;

·         Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;

·         Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;

·         Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.

 Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur në vlerën prej rreth 200.000.000 lekë (te reja).

Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të shtetasit Dashamir Gjoka nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave,fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij, dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja