Konfiskohet pasuria me vlerë 3 mln euro e 31-vjeçarit në Elbasan! I dënuar në Angli, Holandë dhe Shqipëri për trafik droge dhe falsifikim dokumentesh

Konfiskohet pasuria me vlerë 3 mln euro e 31-vjeçarit në Elbasan! I dënuar në Angli, Holandë dhe Shqipëri për trafik droge dhe falsifikim dokumentesh

Emiljano Shega dhe tokat e sekuestruara në Gjilek, Himarë

Elbasan - Konfiskohet me vlerë 3 milionë euro e 31-vjeçarit Emiljano Shega pasi dyshohet se vjen nga veprimtaritë kriminale. I riu, banues në Peqin, rezulton me të shkuar kriminale dhe i dënuar për disa vepra penale në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Shqipëri.   

Shega ka qenë i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, për trafikim të lëndëve të forta narkotike dhe për mbajtje të armëve ofensive, është arrestuar në Amsterdam, Holandë, për trafikim të narkotikëve, si dhe është dënuar në Shqipëri, për mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe falsifikim të dokumenteve. 

Pasuritë e konfiskuara

Pjesë toke (kullotë) me sipërfaqe 45 000 m2,  në fshatin Gjilek, Himarë;

1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë;

2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë; 

1 vile dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin;

1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë. 

Në shkurt të vitit 2020, OFL i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë. Në Mbretërinë e Bashkuar u arrestua në shtator të vitit 2013 pasi akuzohej si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Britanisë lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund. Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilimë, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan.

 

Emiliano Shega dhe pronat e sekuestruara

S.C//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yt ngele: 28/10/2022 16:49

    Edhe peqins edhe i forte. Yyytttt fare e keqe haxhi qamilist

    Përgjigju
  • jusufi: 28/10/2022 13:38

    sa hotele vila resorte,-pallate,,,,jane bere ne bregdet DHE NEPER FSHATRA TE SHQIPERISE,,,me pronare qe nuk e kane bere nje dite pune,,jane bere me para droge, ,,duhen te sekuestrohen te gjitha.....e niset me OFL..POR E LATE MENJEHERE SAPO E NISET......

    Përgjigju
    • Wolfgang E.: 28/10/2022 18:20

      Në bregdet, mijëra bare, hotele, u ndërtuan ilegalisht, me dokumente të falsifikuara dhe me shumë ryshfet. Në Durrës, është i njohur për falsifikimet më vulgare: Bledi Shiuapi, deri në fund, në Currila, Durrës për Dokumentet e Turizmit të Zonës së Dhënuar. Dështim i plotë i shtetit, ku pushtete të tëra u shiteshin idiotëve dhe kriminelëve, përfshirë prokurorinë publike dhe gjyqësorin. Këta janë terroristë

  • Nardi: 28/10/2022 13:34

    I shkreti mezi i ka mbledhur ato lek ka punuar nate dite duke pare içik drite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille