'Konflikt familjar...', i vihet tritoli vilës 5 katëshe në Kamëz, shpallet në kërkim autori

'Konflikt familjar...', i vihet tritoli vilës 5 katëshe në Kamëz, shpallet në kërkim autori

Banesa të cilës iu vendos tritol

KAMËZ- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në qytetin e Kamzës. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka patur të lënduar pasi tritoli është vënë në katin e parë ndërsa familjarët jetonin në katet e mësipërme të vilës 5 katëshe. Nga shpërthimi ka patur dëme materiale ku pronarit i është dëmtuar edhe një makinë që kishte të parkuar në oborr. 

Banesës që i është vënë eksplozivi është në pronësi të Gjergj Kolës dhe ndodhet në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:14, ndërsa policia njofton se lënda plasëse që ka shpërthyer ka qenë sasi e vogël.

Dyshohet se shkaku i këtij sulmi me eksploziv ka ardhur si pasojë e konflikteve familjare që Gjergj Kola ka patur. Jashtë kamerave familjarët që jetonin në banesën që iu vu eksplozivi, kanë thënë për Report Tv se nuk kanë ndonjë të dyshuar konkret, por mendojnë se sulmi ka ardhur si pasojë e presioneve të vazhdueshme që kanë patur si pasojë e një konflikti familjar. Ndërsa më pas shprehen se nuk kanë konflikte me persona të tjerë jashtë rrethit familjarë.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të cilin e ka identifikuar.

Foto nga vendi i ngjarjes

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/08/2019 18:20

    TË RIHYJE NË FUQI LIGJI I PASHAPORTIZIMIT! NA MYTEN KATNART, 30 VJET MYTJE KATNARSH!

    Përgjigju
  • BANI: 20/08/2019 17:42

    EDI RAMA DUHET TU VERE DINAMITIN TE GJITHE VE NE KAMEZ E PASKUQAN,ASTIR,,,,PLEHRA...SHIT,,.

    Përgjigju
  • Drini: 20/08/2019 09:18

    Zone kafshesh...

    Përgjigju
    • Agjenti: 20/08/2019 13:44

      Talebanesh do te thuash

  • Shpellari: 20/08/2019 09:05

    Keta jane karafilat qe ka sjelle Mezi i zi(Mziu) ne kryeqytet,hajde dru me pre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro