"Konflikt interesi me Ina Ramën"
KLD përjashton gjyqtarjen Shehaj
Beteja mes Ina Ramës dhe KLD futet në spiralen e shtyrjeve. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përjashtuar gjyqtaren Enerjeta Shehaj, e cila kishte marrë në shqyrtim kërkesë padinë civile të ish-kryeprokurores Ina Rama. Rama pretendon se qëllimisht është mbajtur në sirtar prej 1 viti kërkesa e sij për rifillimin e punës.

KLD përjashton gjyqtarjen Shehaj">
TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përjashtuar gjyqtaren Enerjeta Shehaj, e cila kishte marrë në shqyrtim kërkesë padinë civile të ish-kryeprokurores Ina Rama. Nëpërmjet një kërkese të argumentuar me faktin e konfliktit të interesit, KLD në cilësinë e të paditurit në këtë proces, ka arritur të largojë nga procesi gjyqtaren Enerjeta Shehaj. Sipas argumentit që ka përdorur përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kjo gjyqtare ka konflikt interesi në gjykimin e padisë civile të bërë nga Ina Rama, pasi kjo e fundit gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurores së Përgjithshme, ka emëruar bashkëshortin e gjyqtares, shtetasin Erjon Shehaj, prokuror në prokurorinë e Lezhës.
Nisur nga kjo situate, sipas KLD-së, në kushtet kur ekziston konflikti i interesit, gjyqtari ose duhet të përjashtohet, ose të japë dorëheqjen. Gjyqtarja Shehaj, është përjashtuar me një vendim gjykate, ndërkohë pritet që në ditët në vijim procesi gjyqësor mes Ina Ramës dhe KLD-së, të rifillojë nga e para pas përzgjedhjes së gjyqtarit tjetër.Por kjo taktikë e ndjekur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë mund të fusë në një spirale procesin gjyqësor, ku gjyqtarët mund të dorëhiqen ose të përjashtohen nga KLD.
Padia CivileTre javë më parë, ish-kryeprokurorja Ina Rama, ka paditur në gjykatën Administrative kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe nën/kryetarin Elvis Cefa, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për rrëzimin e kërkesës së saj, lidhur me rikthimin në punë si gjyqtare. Një lëvizje kjo e paralajmëruar në muajin shkurt të këtij viti, ku Ina Rama në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”, deklaroi se do e kundërshtonte në gjykatë vendimin e KLD-së. Në padinë civile disa faqe, të depozituara në sekretarinë e Gjykatës Administrative, ish-kryeprokurorja Ina Rama, bën përgjegjës, kryetarin Bujar Nishanin, nën/kryetarin Elvis Cefa, për refuzimin e kërkesës për futjen në punë, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, të saj.Në padi Rama,pretendon se është shkelur ligji për funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe më konkretisht neni 7, si dhe ligji për funksionimin e KLD-së.
Rama pretendon se qëllimisht dhe në mënyrë të paligjshme është mbajtur në sirtar prej një viti,kërkesa e saj për rifillimin e punës.Ndërkohë argumenton në padinë e saj, se gjatë diskutimit në mbledhjen e KLD-së, i është shkaktuar një dëm moral. Gjin Gjoni ka shprehur mendime personale gjatë mbledhjes dhe nuk ka thënë të vërtetën për kërkesën e saj të depozituar në KLD. Sipas Ina Ramës, kërkesa është depozituar në datën 14 janar 2013, ndërkohë është marrë në shqyrtim në muajin shkurt 2014.
Shkrimi u publikua sot, 6 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.4%
-
NUK E DI
10%
Vota total: 3070
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24