TIRANË- Një konflikt mes një çifti bashkëshortësh në Paskuqan ka sjellë plagosjen me thikë të 25 vjeçarit të identifikuar si A.Sh.

Autorja e plagosjes është bashkëshortja e tij. Ndërkohë i riu është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.