Konflikt në Bulqizë, dy vëllezër qëllojnë me armë drejt makinës, plagoset 41-vjeçari

Konflikt në Bulqizë, dy vëllezër qëllojnë me armë drejt makinës, plagoset 41-vjeçari

Foto ilustruese

BULQIZË-Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ai është 41 vjeçari me inicialet B.D. ndërsa në kërkim janë shpallur dy vëllezër me inicialet  A.T. 26 vjeç, dhe M.T. 32 vjeç.

Sipas policisë, pas një konflikti, dy të rinjtë kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga 41-vjeçari, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka  marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.

Pas marrjes së dëshmisë së të plagosurit dhe identifikimit të dy autorëve, policia i ka shpallur në kërkim duke ngritur disa postblloqe për arrestimin e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, që ndodhi sot në orën 12:00 në vendin e quajtur "Unaza e Re".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale