Plagosja në Bulqizë, ish-deputeti i PD-së: Janë aktivistë të Rilindjes, policia fsheh ngjarjen

Plagosja në Bulqizë, ish-deputeti i PD-së: Janë aktivistë të Rilindjes, policia fsheh ngjarjen

Ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi ishte ai që denoncoi ngjarjen e ndodhur sot në mesditë në Bulqizë, ku u qëllua në drejtim të një makine dhe mbeti i plagosur një 41-vjeçar. Pas statusit të Xhemal Gjunkshit reagoi policia duke dhënë informacion për ngjarjen. Ndërsa ish-deputeti thotë se personat e përfshirë janë me rekorde kriminale dhe aktivistë të Rilindjes, ndërsa sipas tij policia po fsheh ngjajren.

Postimi i ish-deputetit të PD-së, Xhemal Gjunkshi
Tronditet Bulqiza.
Policia fsheh krimin.
Asnje reagim nga Qeveria e Krimit.
Siguria qytetare me e e pasigurte se kurre. Qytetaret ndjehen te pasigurte.
A e dini pse hesht Qeveria e Krimit?
Sepse Kryeministri kudo qe shkon neper Shqiperi, shoqerohet nga 500 police te forcave speciale dhe te nderhyrjes se shpejte, qe i merr nga Tirana.
I bej thirje urgjente Policise se Shtetit dhe Prokurorise se Pergjitheshme te analizoje ngjarjen, te nxjerin para pergjegjesise autoret e ngjarjes.
Te mos punojne per ta fshehur ngjarjen.
Mos te presim qe te vriten dhe te meren jete njerezore.
Ja se cfare me shkruan qytetari nga Bulqiza.
Z.gjeneral nje ngjarje e rende tentative vrasje ne te hyre qytetit Bulqize,eshte qelluar ne drejtim te nje nje kamioni disa here nga Alban Tançi dhe Feruz Shehu ku ka mbetur i plagosur ne dore drejtusi kamionit.Personat e lartpermendur ja me rrekorde kriminale dhe aktiviste te Rilindjes,policia po ben te pamunduren ta fshehe ngjarjen atentatoret levizin me benz c klas me targa fallco italjane dhe me armatim ne çdo kohe dhe policia nuk i bllokon!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 17/06/2019 02:03

    Plasi ne bulqize gjenerali ushtrise se vdekur fshihet pas tymit helmues Per popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'