ELBASAN-Pas konfliktit për pronën vëllai ka goditur me sende të forta vëllanë duke e lënë të plagosur.

Sipas policisë, 52-vjeçari Nevruz Muça pas debatit të fortë dhe sherrit me vëllanë B. Muça 33 vjeç e ka goditur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lleshan, i plagosuri është dërguar për mjekim në spital, ndërsa policia po merr ne pyetje autorin për të sqaruar rrethanat.

Njoftimi i policisë
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Nevruz Muça, 52 vjeç banues në fshatin Lleshan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Lleshan, për motive pronësie dyshohet të ketë goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin B.M., 33 vjeç banues në fshatin Lleshan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
XH.F./Shqiptarja.com