TIRANË - Një burrë i moshuar u arrestua nga Komisariati i Policisë nr.1, në kryeqytet, i dyshuar se ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy nipërit e tij.
Mustafa Tresa, banues në njësinë administrative Baldushk të Tiranës, u arrestua pak momente pasi kishte qëlluar me armë në drejtim të dy nipërve të tij.
Gjatë kontrollit të kryer në banesë, policia sekuestroi një armë zjarri automatik kallashnikov si dhe një arkë metalike me fishekë për kallashnikov.
Burri i moshuar u izolua në ambientet e komisariatit nr.1, ku edhe iu komunikua arresti në flagrancë. Dyshimet e policisë janë se ngjarja mund të ketë ndodhur për konflikte pronësie mes palëve.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com