Një konflikt në familje i ndodhur sot në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, ka përfunduar deri në përdorimin e dy mjeteve prerëse.

Një 43-vjeçar ka plagosur me sëpatë dhe një mjet tjetër prerës vëllain dhe nipin e tij.

Sherri ka ndodhur për një gardh që dikur ishte i vendosur si kufi ndarës mes dy vëllezërve.

Njëri prej vëllezërve dyshohet se e ka lëvizur gurin dhe e ka postuar nga krahu i pronës së vëllait tjetër.

Në konflikt janë përfshirë 7 pjestarë të dy familjeve.




Vendi ku ndodhi ngjarja

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me mjete prerëse vëllain e tij F.T, 52 vjeç dhe nipin e tij A.T,  25 vjeç, (djalin e vëllait të  Hiqemet Tolës), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Gjatë këtij konflikti kanë marrë dëmtime të lehta edhe shtetaset S.T, dhe A.T, (nëna dhe gruaja e Hiqemt Tolës), të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore nga mjeku në banesën e tyre.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Shtetasi H.Tola, është kapur nga policia dhe pasi  ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, është shoqëruar në ambjentet e policisë ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij, si i dyshuar për kryerjen e  veprës penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.