Kofliktet për stacionet e plazhit nuk kanë fund. Pas konfliktit të Velipojës që përfundoi në masakër me 4 të vrarë, një tjetër ka lindur në Ksamil. Pronari i një hoteli Albert Sula, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Sarandë denoncon se një pjesë plazhi që e ka shfrytëzuar për 15 vite, ia kanë kaluar sipas tij në mënyrë të padrejtë një polici.
Report Tv ka siguruar video kur Sula është përplasur me punonjësit e policisë, të cilët kanë shkuar për t'i larguar çadrat dhe shezlongët.
"Ja në Ksmail çpo bëhet, 15 vjet kontratë policia po ia kontratën një polici të korruptuar Hasan Begaj", thotë në video Anila Sula gruaja e pronarit të hotelit Albert Sula.
Sula thotë se hapësirën që ka shfrytëzuar prej 15 vitesh ia kanë dhënë policit, i cili sipas tij nuk plotëson as kriteret. Duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur në Velipojë ku u vranë 4 persona, Sulaj thekson se nuk i pëlqen të derdhet gjak në këtë konflikt, ndaj kërkon që drejtësia të bëjë drejtësi.
"Kam hotel në Ksamil, jam dhe anëtar i këshillit bashkiak Sarandë. Problemi është shumë i madh për mua. Unë jam njeri me karakter dhe smë pëlqen që në një konflikt të derdhet gjak siç ndodhi në Velipojë por jam njeri që kërkoj nga drejtësia drejtësi.
Ky problem është në lidhje me stacionin e plazhit që i është dhënë një punonjësi të policisë i cili ka aplikuar në emër të gruas së tij i është dhënë padrejtësisht 400 metra katrorë në territorin e plazhit tim dhe me pak fjalë ai e gjeti të shtruar të investuar nga mua të mirëmbajtur kam paguar taksa mbi 15 vjet dhe bashkia sna përfilli fare, në momentin që i erdhi një emër tjetër në territorin e plazhit tim dhe bëri të gjitha procedurat.
Duhet që të bëhet edhe një konsultë që të mos goditet dhe një biznes i ndershëm që ka paguar taksat në të gjithë këto vite. Personi në fjalë se meriton të ketë stacion plazhi, si plotëson kriteret dhe nga ministria e turizmit. padrejtësia është se ai se meriton stacionin. Ka një lokal me qitra me metra të kufizuara rreth 50 metra me 10 tavolina që splotëson dhe kriterin tjetër. Është i ardhur që futet në një ambient që unë e kam pasur me kontratë.
Qeveria dhe kryeministri ta shikojë ta hetojë këtë çështje si është realizuar si janë realizuar procedurat, ky është apeli që kam unë. Bëj thirrje që drejtësia siç ka filluar të funksionojë më mirë, këto janë të lidhura me vendimarrje të ndryshme të institucioneve", thotë Albert Sula.
Po kush je ti qe te lind e drejta per 15 vite te shfryteZosh nje prone publike
PërgjigjuKur ske both me vra flet si ky vagina.
Përgjigju