VLORË- Një situatë e tensionuar ka ndodhur në drejtorinë e Ujësjellësit të Vlorës. Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka shkarkuar drejtorin e ujësjellësit Shkëlqim Leskajn prej katër ditësh, por ai refuzon që të lirojë zyrën. Sipas drejtorit të Ujësjellësit shkarkimi i tij është i paligjshëm, pasi ndërmarrja është aksionere dhe të drejtën për shkarkimin e tij e ka vetëm bordi ekzekutiv.
Ndërkohë që sot pranë zyrës së drejtorit të Ujësjellësit, ka shkuar bordi drejtues, kryebashkiaku dhe nënkryetari, duke i kërkuar të lirojë zyrën pasi është i shkarkuar. Burime për Report Tv nga policia e Vlorës bëjnë me dije se Shkëlqim Leskaj, ka njoftuar policinë sepse sipas tij i kanë uzurpuar zyrës. Sakaq në policinë e Vlorës të gjithë palët kanë shkuar në komisariat për të dhënë deklarimet e tyre për sqarimin e mëtejshëm të situatës.
-
ja se do vij un drejtor aty.uj per te gjith vloren 24 ore.se un jam me ideale. rroft ed leka.
Përgjigju -
Akoma ky Leli kryetar.Kaloi vera dhe qyteti vetëm llozhra në çdo lagje.
Përgjigju -
Mire ja beri se la vloren pa uje gjthe beharin.Ta kishte shkarkuar me perpara te paaftin e Afrimit.
Përgjigju -
Arogande &Hajdute ,e shqeu UkV sa per 5drejtore.
Përgjigju -
Co urgjentisht Cim Ramen aty qe te ndryshoj situata Kryetar
Përgjigju







Komente
Komento