Negociatorët e paqes midis qeverisë së Kolumbisë dhe grupit rebel Farc kanë vendosur që bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit 50 vjeçar, do të mbahen në Norvegji.
Negociatori i shefit të qeverisë, Humberto de la Calle u shpreh se ai nuk dëshironte që të krijonte pritshmëri të rreme, por ekipi i tij ndihet relativisht optimist.
Ndërkohë delegatët e Farc, po udhëtojnë drejt Kubës, ku do të mbahen një pjesë e bisedimeve. Takimet e kësaj jave do të shënojnë negocimet e para të një dekadë.
Axhenda e bisedimeve, faza e parë e së cilës do të mbahet në Norvegji, deri më tani është shtyrë për shkak të problemeve teknike, përfshirë edhe kohën e keqe në Kolumbi.
Gjatë kohës që po largohej nga një zonë ushtarake ajrore, de la Calle u shpreh për gazetarët se "Ne nuk duam të krijojmë krijojmë pritshmëri false, por ne besojmë se ekzistojnë elementë strukturorë, të cilët na lejojnë të shpresojmë se do të rikthehemi në Kolumbi me lajme të mira."
Forcat e Armatosura Revolucionarë të Kolumbisë njohur ndryshe me emrin Farc, janë grupi guerril më i madh dhe më i vjetër i vendin, i cili ka luftuar kundër shtetit që prej vitit 1964.
Fillimisht Farc kishte synim të përmbyste qeverinë dhe të vendostë regjimin Marksist, por me kalimin e viteve ata u përfshinë në trafikun e drogës për para në mënyrë që të mbështesin fushatën e tyre.
Përfaqësuesit e të dyja palëve janë vendosur në Havana sëbashku me diplomatët Norvegjez si dhe të tjerë, ku po përgatiten për bisedime.
Nga ana tjetër, presidenti i vendit Juan Manuel Santos shprehu rezervat e tij lidhur me optimizmin e bisedimeve, ndërsa ka refuzuar thirrjet për armëpushim nga ana e rebelëve, duke u shprehur se operacionet ushtarake do të vazhdojnë deri në momentin që do të arrihet një marrëveshje përfundimtare.
(ed.ka-su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com