Policia e Tiranës ka vënë në pranga personat e përfshirë në konfliktin e një dite më parë ku mbeti i plagosur njëri prej tyre, pas një sherri në rrjetin social Facebook.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë Erland Markola, 28-vjeç, Amarildo Koçeku, 23-vjeç si dhe është bërë shpallja në kërkim e Shpëtim Taho, 31-vjeç dhe K. T., 17-vjeç.
Në rrugën "Bedri Karapici", Erlando Markola dhe Amarildo Koçeku, i kanë bërë pritë Shpëtim Taho, ku Amarildo Koçeku dyshohet ti ketë drejtuar një armë zjarri tip pistoletë, në atë moment Shpëtim T. me makinën e tij tip "Volksëagen", ka përplasur Amarildo Koçekun.
Nga situata e krijuar ka ndërhyrë nipi i Shpëtim Taho shtetasi K. T., i cili ka marrë në banesë një armë zjarri tip automatik dhe dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të Erland Markolës dhe Amarildo Koçekut, ku për pasojë ka mbetur i plagosur Amarildo Koçeku, i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën.
Po dje është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.6, L. M., 21-vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se një ditë më parë, në rrugën "Bedri Karapici", dy persona kanë dalë nga një mjet tip "Mercedes Benz", duke i drejtuar një armë zjarri tip pistoletë. Nga përshkrimi i personave dhe paraqitja për njohje me anë të fotos, dyshohet se një nga dy autorët të jetë Erland Markola.
Policia ka sekuestruar: Katër gëzhoja arme zjarri model 56, një automjet tip "Volksëagen" (në pronësi të Shpëtim Taho.)
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com