Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Programin Kombëtar të Strehimit për "Shqipërinë 2030 në BE", duke e cilësuar atë jo thjesht një program financiar, por një reformë të thellë strukturore që ndryshon qasjen ndaj politikave të strehimit në vend.
Rama tha se pas një pune intensive njëvjeçare janë përcaktuar piketat kryesore të programit dhe është përgatitur draftligji, i cili së shpejti do të kalojë në konsultim publik dhe më pas në Parlament. Sipas tij, reforma vjen si përgjigje ndaj vështirësive që hasin familjet e reja dhe të rinjtë për të siguruar një banesë.
Kryeministri bëri të ditur se programi përfshin gjashtë skema të reja, ku e para lidhet me banesat sociale me qira. Ai shpjegoi se skema nuk do të mbështetet vetëm te ndërtimet e reja, por edhe te blerja e banesave në treg, përshtatja e objekteve shtetërore ose të konfiskuara, bonusi i qirasë dhe partneriteti publik-privat.
"Janë 6 programe të reja të cilat ne do t’i adresojmë të gjitha sëbashku në një reformë tërësore. Programi i parë është ai i banesave sociale me qera. Është një skemë e mirënjohur e përdorur në vite por të cilën ne do ta qasim në një mënyrë të re. Dhënia e banesave sociale me qera do të jetë një program që do të bëhet më kompleks jo vetëm ‘prit të ndërtohet e pastaj të kësh shansin të marrësh një banesë’ ku nuk dihet si përfundon seleksioni. Këto banesa do të parashikojnë ndërtim të ri, blerje të drejtpërdrejtë nga tregu, përshtatje të objekteve shtetërore ose të konfiskuara..kemi konfiskuar jo pak dhe do të konfiskojmë ccdo objekt që do të shkelë rregullat e lejes së ndërtimit. Patjetër dhe bonusin e qerasë dhe partneritetin publik privat, pra do të përdorim të gjitha instrumentat për të garantuar një ofertë të gjerë për ata që duhet dhe do të mund të marrin banesë sociale me qera" tha Rama
Në prezantim foli edhe ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila tha se programi synon të hapë një kapitull të ri për politikat e strehimit. Sipas saj, deri tani janë mbështetur 30 mijë familje përmes politikave të strehimit, ndërsa rreth 100 mijë qytetarë kanë përfituar nga skemat e subvencioneve.
Ibrahimaj tha se ndryshimet demografike dhe rritja e çmimeve të banesave kërkojnë një politikë të re strehimi. Ajo bëri të ditur se madhësia mesatare e familjes ka rënë nga 3.9 anëtarë në vitin 2011 në 3.2 sot, ndërsa familjet me dy anëtarë përbëjnë tashmë peshën më të madhe.
Sipas ministres, politika e re nuk do të fokusohet vetëm te kategoritë në nevojë, por edhe te çiftet e reja, mjekët, mësuesit, policët, të rinjtë dhe shtresa e mesme, përmes një sistemi të integruar që lidh strehimin me planifikimin e territorit dhe zhvillimin urban.
"Ne mendojmë që ka ardhur momenti që paratë të investohen në strehim, që të kujdesemi për të gjitha kategoritë që janë në kërkim të një banese. Kemi përgatitur një paketë ligjore dhe shumë shpejt do të kemi instrumentet që do të lançohen", tha Ibrahimaj.
Lajmi në përditësim

Qeveria prezantoi sot Programin e ri Kombëtar të Strehimit, që sipas kryeministrit Edi Rama nuk është thjesht një program financiar, por mishërimi i një reforme të thellë strukturore për strehimin në Shqipëri.
"Është një reformë për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme dhe gjithmonë e më të mprehtë për shkak të vështirësive që hasin familjet e reja dhe të rinjtë në rrugën e marrjes së një shtëpie. Ky nuk është një problem vetëm shqiptar, por një problem i madh europian", tha Rama.
Sipas tij, reforma mbështetet në gjashtë programe të reja strehimi. Programi i parë është ai i banesave sociale me qira, i cili do të funksionojë ndryshe nga modeli aktual. Rama tha se banesat nuk do të sigurohen vetëm përmes ndërtimeve të reja, por edhe me blerje në treg, përshtatjen e objekteve shtetërore ose të konfiskuara, bonusin e qirasë dhe partneritetin publik-privat.
"Dhënia e banesave sociale me qera do të jetë një program që do të bëhet më kompleks jo vetëm ‘prit të ndërtohet e pastaj të kësh shansin të marrësh një banesë’ ku nuk dihet si përfundon seleksioni. Këto banesa do të parashikojnë ndërtim të ri, blerje të drejtpërdrejtë nga tregu, përshtatje të objekteve shtetërore ose të konfiskuara..kemi konfiskuar jo pak dhe do të konfiskojmë ccdo objekt që do të shkelë rregullat e lejes së ndërtimit. Patjetër dhe bonusin e qerasë dhe partneritetin publik privat, pra do të përdorim të gjitha instrumentat për të garantuar një ofertë të gjerë për ata që duhet dhe do të mund të marrin banesë sociale me qera" tha Rama
Programi i dytë parashikon banesa me kosto të ulët përmes subvencionimit nga shteti të kredive, ndërsa programi i tretë lidhet me përmirësimin e banesave ekzistuese për grupet vulnerabël, investime në zonat informale dhe përshtatjen e banesave për t'i kthyer në banesa sociale.
"Nuk duam të ndërtojmë blloqe banimi vetëm për njerëz të varfër, por lagje dinjitoze për të gjitha shtresat e shoqërisë. Ata që janë më në nevojë do të kenë mbështetje më të madhe, ndërsa ata që kanë mundësi do të blejnë banesa. Cilësia është e rëndësishme për të gjithë", tha kryeministri.
Ai shtoi se kjo reformë do të shoqërohet me një organizim të ri institucional, ku Agjencia e Planifikimit të Territorit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Enti Kombëtar i Banesave dhe bashkitë do të funksionojnë si një sistem i vetëm.
Sipas Ramës, programi do të nisë fillimisht në Tiranë, ndërsa po shqyrtohen edhe zona të tjera në bashki të ndryshme, të cilat janë ftuar të paraqesin propozimet e tyre.
Programi i pestë parashikon krijimin e banesave të përkohshme për familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore, si përmbytjet dhe zjarret
"Programi tjetër është ai i banesave të përkohshme, në kuptimin e të pasurit në dispozicion të infrastrukturës së gatshme për njeëzit e prekur nga fatkeqësitë natyrore, përmbytjet, zjarret, etj. Ne do vazhdojmë të forcojmë kapacitete logjistike për tu përballur me fatkeqësitë në kohë reale por duhet të kemi një sistem mikpritjeje për një periudhë të përkohshme për njerëz të prekur nga fatkeqësitë" tha Rama duke shpjeguar edhe programin e gjashtë do të fokusohet në ndërtimin e banesave të përshtatura për familjet me persona me aftësi të kufizuara.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se sot do të shpallen fituesit e programit për përmirësimin e kushteve të banesave.
Sipas saj, në program kanë aplikuar 33 bashki, ndërsa 26 prej tyre do të shpallen fituese. Qeveria do të alokojë 700 milionë lekë për përmirësimin e kushteve të banesave për 663 familje në të gjithë vendin, të cilat i përkasin kategorive në nevojë, sipas programit të strehimit të zbatuar deri tani.
Ibrahimaj tha gjithashtu se, krahasuar me vitin 2018, situata ka ndryshuar dhe kjo kërkon hartimin e një politike të re për strehimin.
"Nga viti 2018, situata ka ndryshuar dhe realiteti është tjetër e na bën të mendojmë për një politikë të re për strehimin", tha ministrja.










Komente
Komento