Megjithëse biznesmeni Ylvi Beqja tashmë ka lidhur një kontratë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar kundër Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij, dëshmia e tij është shtyrë për tu dëgjuar për të katërtën herë.
Shkak i dështimit të seancave për dëgjimin e dëshmisë së Ylvi Beqjat janë bërë debatet e forta mes prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës, të cilët në fund të seancave kanë vendosur të braktisin gjyqin.
Tashmë i pandehuri Gilmando Dani, ka mbetur pa avokat ndërkohë nuk dihet nëse ai ka zgjedhur një mbrojtës. Në seancën e kaluar gjykata i ka lënë disa ditë afat Danit për të zgjedhur mbrojtës, pasi në të kundërt gjyqi kundër tij do vijojë me avokat kryesisht.
Pritet që këtë javë, gjykata të thërrasë për ballafaqim dëshmitarin Beqja me Emiljano Shullazin dhe personat e tjerë. Këta të fundit e kanë sulmuar Beqjan në sallën e gjyqit duke e quajtur atë një dëshmitar të manipuluar, pasi ai vetë është një shtetas i vendosur nën hetim nga prokuroria e Durrësit për pastrim parash.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com