TIRANE-Policia ka zbardhur ngjarjen mbrëmë te Komuna e Parisit ku mbeti i plagosur një person. Sipas policisë, i plagosuri D. L. rreth 27 vjeç është qëlluar me thikë nga dy persona, at e bir, të cilët janë arrestuar. Ata janë Edmond Merkaj 53 vjeç dhe Edjano Merkaj 23 vjeç, banues në Tiranë.
Pas konfliktit Edmond dhe Edjano Merkaj kanë qëlluar me thikë në bark 27-vjeçarin, i cili është transportuar në spital, ndërsa autorët janë marrë në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.